Kapet nëndetësja me 4 ton kokainë/ Droga u kap në Kolumbi, kishte destinacion SHBA

10/02/2022 01:21

Marina kolumbiane njoftoi se ka evidentuar një nëndetëse me katër ton kokainë në bord.

Menjëherë nisi një operacion i njësisë anti-trafik të marinës në brigjet e Nariño që çoi në kapjen e nëndetëses ku u ndaluan dhe katër trafikantë, ndërkohë që nëndetësja lundronte drejt Amerikës Qendrore.

Zyrtarët thanë se kjo është sasia më e madhe e kapure kokainës gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që heq nga tregu rreth 150 milionë dollarë.
Nëndetësja 15-metra e gjatë mbante 200 çanta me 4000 pako që më vonë rezultuan te ishte kokaine.

Admirali Francisco Hernando Cubides tha se mes të arrestuarve ishte dhe një i huaj: “katër individë, përfshi një jo-kolumbian, iu dorëzuan agjencive kompetente të narkotikës”. “Ata mund të dënohen deri në 12 vjet burg dhe gjobë.

Top Channel