Tan Brama zbulon më shumë për punën e tij në filmat me pullë të kuqe dhe eksperiencën në “Big Brother VIP”!

09/02/2022 20:59

Tan Brama ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, ndërsa zbuloi më shumë lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, ‘followersat’ në Instagram që bënë aq shumë bujë, punën e tij si përkthyes i filmave me pullë të kuqe dhe shumë të tjera.

Fillimisht, Tani tregoi se si është ndjerë dhe si e kanë pritur njerëzit pas daljes nga ‘BBV’? Ai gjithashtu tregoi se si i erdhi ftesa dhe a e priste të qëndronte kaq shumë brenda shtëpisë.

“Që kur hoqa kufjet e shtëpisë mora një ‘feedback’ shumë të mirë. Edhe shikuesit ‘live’ në studio ma bënin me dorë. Më kanë thënë që ‘ti duhet të ishe që në fillim’. Ta kisha ditur do isha futur te ‘BBV2’. E pranova direkt, thashë që po do jem. Ishte dhurata më e bukur për vitin 2022. Momenti më i bukur brenda shtëpisë ishte kur më erdhën fëmijët. Për 30 ditë që qëndrova çdo sekondë ishte e bukur. Unë e dija ku po shkoja. Aty brenda kishte lojtarë shumë të fuqishëm. Thashë do rri një javë, do dal”, tha ai.

A mendonte Tan Brama që finalistët janë të duhurit dhe se e meritojnë finalen?

“Për Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe Monikën i prisja. Edhe Beniada shumë mirë. Ishte surprizë nuk e mendoja. Unë isha si tipi i Beniadës, vetëm djalë, nuk i mbaja krahun asnjërit”, u shpreh Brama.

Përkthimi i filmave me pullë të kuqe padyshim që bëri shumë bujë në media dhe balerini na tregoi se kur nisi kjo punë dhe a do ta përsëriste sërish nëse do t’i ofrohej.

“Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë”, tha ai.

4 milion ndjekësit e balerinit në Instagram padyshim që tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve duke menduar nuk janë real, vetë Tan Brama në fakt zbuloi diçka…

“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.

Teksa në studio po diskutohej lidhur me debatin e famshëm, Einxhel- Donald që shkaktoi shumë bujë, teksa prezantuesja e akuzoi aktorin se nuk e ka paguar, Tan Brama tregoi se një këngëtare shumë e njohur jona nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershir me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh Brama.

Tani gjithashtu na zbuloi se mund të na presë një surprizë shumë e bukur lidhur me profesionin e tij dhe një banor brenda shtëpisë.

“Pse jo me Ilirin ndonjë projekt. Kemi folur dhe brenda shtëpisë për këtë”, tha Brama.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel