Gruaja përdhunohet në avion gjatë fluturimit të natës New Jersey-Londër (fotot)

09/02/2022 18:07
I akuzuari ishte liruar më vonë për kohën e hetimeve.

Një burrë britanik akuzohet se ka përdhunuar një grua gjatë fluturimit të natës të linjave United Airlines nga New Jersey drejt Londrës, tha policia.

Në ngjarjen e pazakontë gruaja 40-vjeçare kishte lajmëruar ekuipazhin se ishte sulmuar seksualisht teksa udhëtonte në “klasin biznes” kur pasagjerët e tjerë po flinin.
Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit të 31 janarit nga aeroporti i Newark drejt Heathrow në Londër, raportonte rrjeti 7News.

“Policia në aeroportin e Heathrow u lajmëruan për incidentin në fluturim dhe pas uljes oficerët arrestuan një burë 40-vjeçar të dyshuar për përdhunim”, tha policia britanike.

I akuzuari ishte liruar më vonë për kohën e hetimeve.

Sipas raportimeve, ai ishte ulur në një rresht të ndryshëm sediljesh nga gruaja, e cila i tregonte incidentin anëtarëve të ekuipazhin para uljes, sipas rrjetit 7News.

Policia në aeroportin e Heathrow kreu një kontroll në seksionin luksoz të kabinës së pasagjerëve dhe morën të dyshuarin në arrest. Hetuesit morën gjithashtu shenjat e gishtërinjve dhe ADN-në e të dyshuarit, shkruan britanikja The Sun.

Gruaja e sulmuar, gjithashtu britanike, u dërgua në një qendër për konsultime psikologjike përdhunimi, ku u intervistua për sulmin në fluturim.
Burri dhe gruaja në fjalë nuk njiheshin por kishin biseduar më herët në sallën e pritjes së aeroportit, thanë burimet për mediat.

“Gruaja tha se ishte përdhunuar nga pasagjeri teksa të tjerët po flinin. Ajo ishte e shtangur dhe lajmëroi stafin e avionit të cilët komunikuan më pas me policinë, e cila i priste gjatë uljes së avionit”, thanë burimet.

Pasagjerët e klasit ‘biznes’ paguajnë gati $4,000 për fluturimin e tyre, sipas The Sun.

Burimet thonin se gruaja dukej “shumë e tronditur pas incidentit” .

FOTO GALERI
1/3
Në ngjarjen e pazakontë gruaja 40-vjeçare kishte lajmëruar ekuipazhin se ishte sulmuar seksualisht në “klasin biznes” kur pasagjerët e tjerë po flinin.

Top Channel