Zbuloni çfarë duhet të konsumoni para se të flini dhe ushqimet që duhet të shmangni

10/02/2022 06:16

Ka shumë këshilla që të ndihmojnë me një gjumë sa më të shëndetshëm dhe të qetë. Që nga çajrat qetësues e deri tek meditimi metodat janë të shumta, por një rol të rëndësishëm ka edhe ushqimi.

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni para se të flini:

Banane
Edhe pse zakonisht konsiderohet si një ushqim që jep energji, bananet janë të pasura me magnez i cili qetëson muskujt. Gjithashtu ato përmbajnë serotoninë dhe melatoninë dy nga hormone që nxisin gjumin.

Bajame
Të njohura si burimi më i mirë i yndyrave të shëndetshme, bajamet i japin trupit dhe triptan dhe magnez. Këto dy substance qetësojnë muskujt dhe lehtësojnë funksionimin e nervave. Gjithashtu bajamet ndikojnë në rregullimin e ritmit të zemrës.

Mjalti
Vetëm një lugë çaji me mjaltë para gjumit mjafton për të stimuluar çlirimin e melatoninës në tru. Mjalti falë vetive të tij ndalon dhe prodhimin e oreksinës, gjë që e ndihmon trupin të çlodhet.

Tërshëra
Një tjetër ushqim i pasur me vitamina, minerale dhe amino acide të cilat nxisin gjumin. Tërshëra gjithashtu nxit prodhimin e insulinës dhe ngre në mënyrë natyrale nivelin e sheqerit.

Mishi i Gjelit
Një nga burimet më të mëdha të triptopanit por dhe proteinës duke e mbajtur organizmin të ngopur më gjatë. Ndërsa këto janë ushqimet që duhet të shmangni para se të flini:

Djathi
Djathi përmban nivele të larta të tiraminës, një substancë që e bën truri më alert. Prandaj mundohuni që të mos e konsumoni para se të flini.

Ushqime pikante
Tretja është një problem madhor tek shumica e njerëzve. Ne jemi më të ndjeshëm ndaj tretjes jo të mirë kur flemë. Prandaj këshillohet që ë darkë të mos konsumohen ushqime pikante, pasi ato nxisin inflamacionin e sistemit tretës duke ia vështirësuar punën.

Nuk duhet të konsumoni:

Ushqimet me yndyrë
Ushqimet e shpejta të fast food-eve nuk janë asnjëherë zgjedhje e mirë, për më tepër disa orë para se të flini. Këshillohet që t’i evitoni, ose të paktën të mos i konsumoni direk para se të flini.

Kafeja
Ky produkt kuptohet përse nuk duhet konsumuar para se të flini. Kafeina është një nga përbërësit që luan rolin e një simulant për sistemin tonë duke e mbajtur atë në punë akoma dhe më gjatë./AgroWeb

Top Channel