“Jam Ilir Meta, o super budallenj”/ Presidenti: Ta harrojnë rilindasit mavi dhe blu, që do të varrosin pluralizmin politik

09/02/2022 16:23

Presidenti Ilir Meta paraditen e kësaj të mërkure tha në një deklaratë për mediat se nuk do të largohet nga Presidenca para datës 24 korrik.

Meta ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit këtë të mërkurë, për falsifikim provash në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për shkarkimin e tij.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Kallëzimi penal do depozitohet në Prokurori dhe në SPAK”, tha Meta.

Presidenti tha se do të ndëshkojë të gjithë ata që kërcënojnë Kushtetutën dhe qetësinë publike, ndërsa përdori edhe një shprehje në formë paralajmërimi të cilën më parë e kemi dëgjuar nha ish kryeministri Berisha, kur thoshte në parlament: Jam Sali Berisha unë, o budallenj!

Kurse sot presidenti tha: Jam Ilir Meta o super budallenj!

Kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, ku nxitet një konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me kushtetutën, interesin publik, qytetarët dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë.

Se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e merituar. Jam Ilir Meta i them atyre o super budallenj”, tha Meta.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2022/02/09/meta-con-kuvendin-ne-spak-per-falsifikim-dokumentesh33/

Postimi i Metës

Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë, të gjithë rilindasit vendas (mavi dhe blu) dhe ata ndërkombëtarë kudo ku janë, që do të mund të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri.
Do të dëshpërohen pa fund!
Do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë JU JAP FJALËN!
JAM ILIR META O SUPERBUDALLENJ! ✌️🇦🇱

Top Channel