Një 28-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Klos, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, është shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 28 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21 vjeçare.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë shpallur në kërkim shtetasin V. S., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 67-vjeçare”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel