Vajza 5-vjeçare vritet tragjikisht nga tufa e majmunëve teksa luante me shokët në fshat (fotot)

09/02/2022 15:29

Një vajzë pesë-vjeçare ka vdekur tragjikisht në Indi pasi u sulmua nga një tufë majmunësh të egër teksa luante me shokët në fshatin e saj.

E vogla e quajtur Narmada po luante me bashkëmoshatarët  pranë lumit Nakatiya në rajonin  Uttar Pradesh, kur ajo dhe shokët u sulmuan nga një tufë e madhe, e egërsuar majmunësh.

Fshatarët vendas nxituan të vinin në ndihmë të fëmijëve që nisën të ulërisnin për ndihmë dhe arritën të merrnin Narmadan e plagosur nga majmunët.

Babai i saj Nand Kishore përshkruante sesi vajza e tij, më e vogla e tre fëmijëve, po qante për ndihmë kur ai erdhi në skenën e sulmit.

Fëmija i përgjakur kishte thuajse në të gjithë trupin plagë kafshimesh dhe megjithse u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Duke folur për të përditshmen vendase Times of India, ai tha: “Majmunët ishin shumë agresivë dhe kishin kafshuar kudo bijën time. Kur unë erdha në vend ajo po ulëriste për ndihmë”.

Kreu i policisë në  Bithri Chenpur, Ashok Kumar, tha: “Familja do të marrë kompensim sipas ligjit të caktuar për këto tragjedi”.

“Vendasit kanë kërkuar vrasjen e majmunëve me gracka. Ne i kemi sugjeruar të kërkojnë ndihmë nga departamenti i pyjeve për mënyrën si të veprojnë”, shtoi ai.

Sulmi që la të vdekur fëmijën pesë-vjeçar është tragjedia me e fundit e shkaktuar nga majmunët në Indi, ku popullsia e këtyre kafshëve llogaritet në rreth 50 milionë.

Në dhjetor rezidentë të tmerruar panë sesi turma masive majmunësh vranë më shumë se  200 qen në fshatin Majalgaon, Maharashtra, disa prej të cilëve i morën në ndërtesa të larta për t’i hedhur poshtë prej tyre.

FOTO GALERI
1/3
Një vajzë pesë-vjeçare ka vdekur tragjikisht në Indi pasi u sulmua nga një tufë majmunësh të egër teksa luante me shokët

Top Channel