Shkon mbi 909 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

10/02/2022 05:50

Ka shkuar mbi 909 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 3 mijë e 474 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 909 mijë e 18.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77 milionë, me 200.157 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,72 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.

Top Channel