Universiteti paguan $250mln për abuzimet seksuale të gjinekologut të kampusit (fotot)

09/02/2022 16:16

Një universitet në Kaliforni ka pranuar të paguajë rreth $250milionë dëmshpërblim pasi më shumë se 200 gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga gjinekologu i kampusit.

Vajza të shumta akuzojnë gjithashtu universitetin e Los Angeles se qëllimisht ka fshehur  abuzimet e doktorit James Heaps me pacientet e tij.

Heaps ka punuar në qendrën shëndetësore të studentëve për afro 35-vjet, nga viti 1983 deri në 2018.

Tashmë qindra gra, disa prej të cilave të sëmura me kancer, thonë se janë abuzuar seksualisht prej tij.

Por për shumë vite universiteti nuk kishte nisur hetimet ndaj doktorit abuzues deri në vitin 2017.

Ai akuzohet tashmë në qindra padi për abuzim të pacienteve.

Liçenca e tij mjekësore u pezullua në 2019 gjatë gjykimit të një rasti të abuzimit seksual.

Universiteti ka thënë tashmë se shpreson që dëmshpërblimi financiar të sjellë njëfarë lehtësimi për viktimat.

Heaps përballet me 21 akuza abuzimi seksual ndaj shtatë grave, për të cilat është deklaruar i pafajshëm.

“Sjelljet për të cilat Heaps akuzohet se ka kryer, janë të përçmueshme dhe të kundërta me vlerat e Universitetit tonë,” thanë zyrtarët në një deklaratë.

Një vendim i gjykatës i ka hapur rrugë per padi dhe më shumë se 300 patienteve të tjera që janë abuzuar nga gjinekologu i kampusit universitar.

Avokatët thonë se ai ka qenë dikur doktori më i paguar në sistemin e Universitetit të Kalifornisë.

John C Manley, avokat i një prej viktimave të abuzimit thotë se Heaps, është një predator i sofostikuar seksual që abuzonte viktimat e tij nën gënjeshtrën e ekzaminimeve normale mjekësore.

“Ai ishte një gjinekolog i çertifikuar dhe onkolog i çertifikuar. Shumica e grave shkonin te ai sepse kishin kancer të gjirit ose se besonin se mund të kishin diçka të tillë”, tha Manley për rrjetin BBC.

Në një tjetër rast të ngjashëm në SHBA, Universiteti i Michigan arriti një marrëveshje dëmshpërblimi prej 490 milionë dollarë me më shumë se 1,000 njerëz që akuzonin doktorin e sporteve për abuzime seksuale gjatë karrierës së tij 40 vjeçare me universitetin.

Tre gra janë duke paditur  universitetin më prestigjoz të SHBA, Harvard, pasi ka injoruar raportimet e abuzimeve seksuale.

Profesori i antropologjisë në Harvard John Comaroff, mohon akuzat se ka puthur e prekur seksualisht stundetet.

FOTO GALERI
1/3
Kara Cagle thote se doktori pervers abuzoi me te teksa e ekzaminonte per kancer

Top Channel