Nderohet ish arbitri Tef Prela, Presidenti i FSHF, Armand Duka i jep titullin ‘Mirënjohje’ për kontributin e tij në arbitrimin shqiptar 11/10 12:10
Armando Brojës u mjaftojnë vetëm 23 minuta lojë për të gjetur golin në sfidën me Tottenhamin, në Londër.
Sulmuesi i Southamptonit, i aktivizuar titullar nga trajneri gjerman Hasenhuttle, u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të devijuar topin drejt rrjetës, pas pasimit të marrë nga Romain Perraud.
Më herët Tottanhmi kishte kaluar në epërsi me autogolin e Bednarek, që në tentativë për të larguar rrezikun e devijoi topin drejt portës së tij, duke kapur në befasi portierin Foster.
Broja pati një tjetër rast të artë në minutën e 36-të, teksa përballë portierit Lloris, paksa prirët, goditi jashtë.
Top Channel