Franca proteston si Kanadaja/ Mijëra qytetarë udhëtuan drejt Parisit, ata janë kundër vaksinimit të detyruar

10/02/2022 00:59

Në pamje shihen demonstrues në një urë mbi autostradën e Castet, në jugperëndim të Francës, të cilët mbështesin kamionistët e “Karvanit te Lirisë” që shkojnë drejt Parisit për të protestuar ndaj vaksinimit të detyruar.

Francezët janë organizuar sipas modelit të Kanadasë, ku mijëra kamionistë kanë bllokuar kryeqytetin Ottawa duke kërkuar që qeveria të heqë vaksinimin e detyruar ndaj Covid.

Një e re franceze, tha për rrjetin AFP: “Të gjithë të vaksinuarit kanë probleme shëndetësore. Ne duam që gazetarët e media të na thonë të vërtetën. Ne e dimë të vërtetën, të gjithë ne që jemi këtu jemi të zgjuar”. Ndërsa infermierja në pension Mazhorie, shtoi: “Ne po mbështesim karvanin e lirisë sepse jemi të lumtur me atë që po ndodh në Kanada dhe në Evropë. Jemi këtu për të mbrojtur të gjithë ata që sakrifikojnë për të mbrojtur liritë tona”.

Ish-infermieri Steven, tha se ka shpëtuar me të sëmurët me Covid, por tani nuk ka më të drejta personale: Kam punuar me të sëmurët gjatë tre periudhave të izolimit. U sëmura me Covid në punë. Asokohe isha hero, ndërsa tani nuk jam më as qytetar. Nuk e kuptova si kaluam nga ajo gjendje në këtë tani”.

Top Channel