Jennifer Lopez thotë se është “e mahnitur” nga rindezja e romancës me Ben Affleck: S’mund ta kisha imagjinuar (fotot)

09/02/2022 21:27

Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi se ajo dhe Ben Affleck ishin ‘kapur të papërgatitur’ nga ringjallja e dashurisë së tyre gati 10 vjet vjet pas ndarjes së parë.

“Nuk e di nëse kishte njerëz të tjerë më të çuditur nga kjo që ndodhi, përveç ne të dyve”, tha 52 vjeçarja Jennifer duke qeshur, në një interviste në programin britanik të  The Ellen DeGeneres .

Çifti i njohur dikur si ‘Bennifer’, ishin nga lidhjet më të famshme të ‘showbiz’ deri para ndarjes në 2004 – vetëm për t’u ribashkuar papritur vitin e shkuar.

“A do e kishte imagjinuar njeri që qarku të plotësohej dhe të përfundonit kështu?” pyeti Jennifer intervistuesja Ellen.

“Jo, askush nuk mund të kishte imagjinuar se mund të ndodhte. Është diçka e mrekullueshme”, tha këngëtarja e hitit dikur të njohur  ‘Jenny From The Block’.

Jennifer, e cila vinte për të promovuar filmin e saj të ri ‘Marry Me’ (Martohu me mua), konfirmoi se është e dashuruar me Ben.

Ajo tregonte më tej se bashkë me Ben futen në banjë kur kanë nevojë për kohë private larg fëmijëve të tyre, për të biseduar apo bërë diçka.

Jennifer ka dy binjakë 14-vjecarë Max e Emme me ish-bashkëshortin e saj të tretë Marc Anthony, me të cilin ruan miqësi.

Ndërsa Ben ka tre fëmijë Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 13, e Samuel, nëntë vjeç me ish-gruan  Jennifer Garner.

Dje çifti i famshëm dolën së bashku në tapetin e kuq të filmit ‘Marry Me’ në Los Angeles.

Ben shihej që puthte të dashurën gjatë paraqitjes, teksa përqafoheshin para fotografëve.

Romanca e tyre e ringjallur ka nisur prej majit të vitit të kaluar.

JLo e Ben kishin në plan të martoheshin në vitin 2003 por ata fillimisht shtynë martesësn dhe në 2004 prishën fejesën e tyre.

Në vitin 2008 Ben reflektonte për lidhjen e tyre: “Mendojn se unë e Jen bëmë gabimin që ramë në dashuri. Nuk e parashikonim dot se do të na merrte në një botë tjetër”.

FOTO GALERI
1/8
Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi se ajo dhe Ben Affleck ishin ‘kapur të papërgatitur’ nga ringjallja e dashurisë

Top Channel