Milan fiton me Lazion 4-0 dhe shkon në gjysmëfinale të kupës së italisë

09/02/2022 23:04

Milani është gjysmë finalisti i dytë i kupës së Italisë pas fitores më Lazion. kuqezinjtë fituan lehtë në San Siro duke i shënuar skuadrës nga kryeqyteti që në pjesën e parë 4 gola.

I pari u shënua nga Leao në minutën e 24 pas një pasimi nga gomagnoli. ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 41, këtë radhë Leao i dha assist shokut të repartit Girud, i cili nga afër nuk gaboi.

Goli tretë erdhi në fund të pjesës së parë dhe u shënua përsëri nga girud, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve. në pjesën e dytë Milani shënoi dhe një gol të katërt me kessi në minutën e 80 dhe e kontrolloi me qetësi lojën, ndërsa Lazio provoi të rihapë ndeshjen por pa krijuar asnjë rrezik në portën e magnan.

Me këtë fitore Milani u kualifikuan në gjysmë finale aty ku do të ndeshet me Interin në derbin e Milanos.Sfida e parë do të luhet në datën 2 mars, ndërsa e dyta në 20 prill.Ditën e enjte do të dalin dhe dy gjysmë finalistet e tjerë, nga çiftet Juventus Sasuolo dhe Fiorentina Atalanta. Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel