Si po shkatërrohen kollonat e shqipes nga personazhet që sundojnë hapësirën publike

09/02/2022 22:50

Sot kjo gjuhë është e kërcënuar. Nga njëra anë ndikimi i gjuhëve të huaja po shkatërron strukturën e gjuhës sonë. Nga ana tjetër shteti ka hequr dorë së mbrojturi këtë pasuri kombëtare.

Le të shohim më konkretisht se si po shkatërrohet dhe deformohet gjuha shqipe sot. Nëse do ta mendonim gjuhën si një ndërtesë, do të vinim re që ajo ka dy kollona kryesore.

“Boshtet kryesore të gjuhës, rrënjët e saj janë sintaksa, lidhja e fjalive dhe leksiku, fjalori” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar
Duke parë të folurën në public, por edhe mënyrën e të shkruarit, ne kuptojmë që sot gjuha shqipe po cënohet në të dyja këto boshte. Gramatika e saj po shkatërrohet nga mënyra se si ne ndërtojmë fjalitë. Mënyra se si e vendosim kryefjalën, foljen, mbiemrin, kundrinorin.

“Thelbi i gjuhës, identiteti, është sitemi i saj gramatikor. Emrat lakohen, gjinia, mbiemrat, foljet, zgjehimi i parë etj. Pra gramatika është motorri i një gjuhe” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar

Pa e kuptuar, ne kemi filluar të mendojmë dhe të shprehemi në Anglisht. “Folësit në televizion dhe të rinjtë e të rejat në banka psh. i thonë fjalët me theks në rrokjen e parë. Unë e kam emrin Ramiiii, ajo më thotë Raaami” u shpreh Rami Memushaj, gjuhëtar
‘Vendosja e theksit si në anglisht tek rroja e parë prish melodinë e ghjuhës shqipe, prish poezinë. Hasa…nit nuk i thua dot Ha…san, dhe Alviiinit nuk i thua dot Aaaalvin. Një anglizim i frikshëm i gjuhës” u shpreh gjuhëtari, Rami Memushaj, gjuhëtar

“Fytyra e një gjuhe është gramaika e saj . Nëse ne ndërhyjmë në sintaksë, në ndërtimin e fjalive, në ndërtimin e mendimit, fusim struktura të anglishtes, nëse prishet struktura gramatikore e një gjuhe, atëhere gjuha mbaron”u shpreh Valter Memishaj, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë

Pra me pak fjalë, ne kemi filluar ti drejtohemi njëri-tjetrit me fjalët shqip, por duke I renditur ato në fjali sipas formës anglisht.
“Siç thatë ju, siç e thatë ju. Tani kemi siç ju e thatë. As you said it. Kopjojmë anglishten. Shqipja nuk e ka kështu” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar

Nuk janë vetëm strukturat e fjalive që po e dëmtojnë gjuhën. Studiuesit venë re edhe një ngurtësim të gjihës. Kjo do të thotë që për të shprehur dicka ne përdorim më pak fjalë se dikur.

“Është rrudhur ligjërimi shqip. Përdoren disa fjalë si çelës kopil. P.sh tentoi, të vidhte, të godiste, të vriste, tentoi të bënte atë, këtë… nuk përdoren fjalët u përpoq, bëri çmos, bëri të pamundurën etj etj. Këto e zbukurojnë frazën” u shpreh Rami Memushaj, gjuhëtar
Duke dashur të dukemi sa më të ditur dhe të lexuar, ne marrim një fjalë të huaj dhe e përdorim vazhdimisht. Por nga ana tjetër harrojmë shumë fjalë në shqip që tregojnë të njëjtën gjë.

“Kjo e thanë shqipen, e rrudh. Kjo është ajo që duhet gjuhë e drunjtë. Që nuk përdor fjalët e shqipes por përdor ca kallëpe të huaja të cilat në shqip mund të mbulohen me 10 – 15 fjalë të ndryshme” u shpreh gjuhëtari, Rami Memushaj

Top Channel