Rajoni Donesk në Lindje të Ukrainës prej 2014 është në luftë dhe i ndarë në dy pjesë. Njëra që kontrollohet nga e ashtuquajtura Republika Kombëtare e Donetsk dhe pjesa tjetër nga Ukraina.

Pikërisht në pjesën e kontrolluar nga Ukraina në Kramatorsk ndodhet i dërguari Top Channel, Muhamed Veliu së bashku me operatorin Besfort Kryeziu.

Qytetarët këtu në Krematorsk, raporton gazatari i Top Channel, thonë se nuk ka të ardhme.

Guvernatori Donetsk Pavlo Kylenko thotë se katër postoblloqe, që janë të bllokuara nga pala okupuese ruse për mos të lejuar qytetetarët e pjesës së Ukrainës të kalojnë.

Në pjesën tjetër ka forca të mirëfillta ushtarake ruse dhe jo nga ata që njihen si mbështetës të Republikës  Kombëtare e Donetsk.

Ne jemi duke u përgatitur për çdo skenar, kemi nisur stërvitje ushtarake” tha ai.

Guvernatori Donetsk theksoi se kjo pjesë e Ukrainës u mbrojt nga ushtria dhe vullnetarët.

Nga 2014 deri më tani janë shënuar 15.000 persona të vrarë, civilë dhe ushtarakë.

Ndërkohë, sa vjen dhe shtohet frika e një lufte kibernetike, pasi Rusia përmes të tilla sulmeve do të tentojë destabilizimin e Ukrainës.

Sulmet e të shkuarës, tregojnë se Rusia e ka përdorur Ukrainën si laborator testues të teknologjisë së saj kibernetike.

Që prej pushtimit të Krimesë, Rusia, ka ndërmarrë 288.000 sulme kibernetike ndaj Ukrainës në 10 mujorin e parë të 2021.

Top Channel