I shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga 33-vjeçari nga Lezha

09/02/2022 15:51

Një 33-vjeçar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen në Belgjikë, i vendosi masën “Arrest në burg” për “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.

“Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar ” Ixellesi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë,  në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: V. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.  Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër”, sipas policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel