Të shkruarit gabim të gjuhës vihet re në Shqipëri gjithandej ashtu siç vihen re edhe fjalët e huaja. Sapo futesh në kufirin shqiptar i takon të dyja këto fenomene.

Së pari në tabelen që thotë mirë se vini në Shqipëri fjalët janë shkruar sëbashku. Sipas drejtëshkrimit ato duhen shkruar veç e ve ç. Kjo ndodh në të gjitha pikat doganore. Së dyti gjuha shqipe nuk respektohet kur vulosen pasaportat e atyre që kalojnë doganën.

“Një mik që erdhi nga jashtë më tha ore po ju e keni shqipen gjuhë zyrtare? Po i thash unë. Po pse vula e republikës suaj në pasaportën timë thotë “September”??? ai që ka porositur vulat e policisë nuk e ka carë kokën fare se cfarë gjuhe janë. Në vendet e tjera kjo nuk lejohet” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar.

Por nuk janë vetëm tabelat në pikat kufitare të shkruara gabim. Edhe në shkollat tona, atje ku është djepi I dijes bëhen gabime trashanike. Tabelat mirë se erdhët nënës të dashur shkruhet gabim. Fjalët bashkohen. Më absurd është emri I një shkolle 9 vjecare në Tiranë. Në ballë të godinës lexon shkolla Sabahudin Gabrani. Ndërsa tek pllaka në hyrje të oborrit lexon Sabaudin Gabrani. I mungon shkronja “h”. gjithashtu shkolla 9 vjecare duhej të ishte shkruar me një vizë në mes. Ky gabim vihet re edhe ne shkolla të tjera.

Edhe në hapsirat publike të qyteteve tona gjuha standarte shtrembërohet gjithandej. Bashkia e Tiranës tek rrethimet me xham që ka vendosur tek Pazari i Ri, këtë fjalë e ka shkruar të gjithën bashkë. Pra pazari i ri në një fjalë të vetme. Por jo vetëm tek xhamat. Ky emër vendi, është shkruar në këtë mënyrë edhe tek tabelat zyrtare të Bashkisë. Shtrembërime të tilla ose kombinime të dy fjalëve në një të vetme, zakonisht i lexojmë në muret e shkollavë të shkarravitura nga adoleshentët. Një institucion zyrtar, në këtë rast Bashkia Tiranë, duket se ka bërë lojra adoleshentësh medrejtëshkrimin e gjuhës shqipe. por nuk është ky i vetmi problem. Në hyrje të tregut të peshkut dhe mishit, bashkia ka vendosur fjalën MARKATA. Kjo fjalë nuk është shqip.

“Markata, merkato, treg. Shtrembërim i fjalës italishte. Se aty ka hapur Italia një treg, merkato, dikur dhe shtresat e pashkolluara e deformuan në fjalën markata. Tani këta e marrin dhe e zyrtarizojnë. Ne kemi fjalën treg. Kjo tregon një veprim të dënueshëm të bashkisë Tiranë” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar.

Një lajthitje tjetër e bashkisë Tiranë vihet re tek tabelat e parkimit me pagesë në rrugët e qytetit. Aty lexohet “Parking me pagesë”. Gjysma e fjalisë anglisht dhe gjysma shqip. Në fjalorin shqip fjala shkruhet parkim, parkimi. Ose folja parkoj. Nëse Bashkia e donte këtë fjalë për të huajt atëherë duhej ta bënte anglisht edhe pjesën tjetër.

Nëse e kishte për shqip duhej ta bënte plotësisht shqip. Sot qeveritarët mbrojtjen e gjuhës e kanë lënë në harresë të plotë. Në këtë pikë vlen që të ndalemi pak për të treguar se si politika e ka rrënuar më tej gjuhën shqipe. Se si qeveria tallet me këtë pasuri kombëtare.

Top Channel