Blutë e Pogradecit kanë arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e të riut, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, policia gjeti dhe sekuestroi 1 aparat celular, që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Pogradecit, si rezultat i të cilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 2, Pogradec, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Top Channel