Shkalla e krimit në qytetin e New York-ut në SHBA është rritur me 60 për qind javën e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, njoftoi policia amerikane.

Në të dhënat e publikuara nga Departamenti i Policisë së New York-ut (NYPD), vihet re se shkalla e krimit është rritur në metropolin amerikan.

Shkalla e krimit në qytet është rritur me 60 për qind krahasuar me një vit më parë, treguan të dhënat. Siç theksohet, krimi më i kryer ka qenë vjedhja e automjeteve, me një rritje prej 116 për qind.

Vjedhja e automjeteve është ndjekur nga vjedhjet e mëdha me 93 për qind, krimet e transportit me 89 për qind dhe krimet e përdhunimit me 67 për qind.

Duke folur për New York Post, një oficer policie ka thënë: “Madje edhe temperatura nën zero në dimër nuk mund të parandalojë kriminelët. Ndërsa moti bëhet më i ngrohtë, shkalla e krimit mund të rritet edhe më shumë”./AA/

Top Channel