Vullkani në La Palma mëngjesin e sotëm ndali papritur lëshimin e llavës, para se disa orë më vonë të niste sërish të villte zjarr me shpërthime të frikshme që dëgjoheshin nga disa kilometra larg.
Gjykata ka lënë në burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, i cili akuzohet për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Mbesa e perandorit të Japonisë raportohet se po refuzon pagesën tradicionale të martesës prej $1.3 milionë dhe do të njoftojë datën e martesës muajin që vjen, me një ish-shokun e klasës.
Gazetari, regjisori dhe moderatori i njohur Dhimitër Gjoka është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.
Mediat britanike shkruanin sot se një nga të dyshuarit për vrasjen barbare të një mësuese të shkollës fillore Sabina Nessa është një shqiptar shofer shpërndarjeje.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
E diela e 26 shtatorit nuk do të harrohet në klubin shumësportësh te Tiranës. Skuadra bardheblu brenda një dite ka mundur të fitojë 3 trofe në Basketboll për meshkuj dhe Volejboll për femra e meshkuj.
Pas plotësimit të vendeve në komisione me anëtarët e LSI edhe këtë të hënë ishte e pamundur mbledhja e komisioneve parlamentare për të diskutuar projektligjet.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka dhënë sërish mbështetje Kosovës për veprimet e deri tanishme në veri të vendit dhe reciprocitetin ndaj Serbisë.
Përfaqësuesit demokrat në Komisonin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kërkojnë të mësojnë më shumë mbi masat anti-covid të ndërmarra nga qeveria në nisje të vitit të ri shkollor.
Rreth 18.640 nxënës në të gjithë qarkun e Shkodrës, janë ulur këtë të hënë në bankat e shkollave. Të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar kanë hapur dyert për të pritur nxënësit teksa nuk raportohen shkolla të mbyllura. 93% e mësuesve raportohen të vaksinuar.
Islanda kremtoi të dielën zgjedhjen e një parlamenti ku shumicë do ishin gratë, por gëzimi ishte jetëshkurtër.
Në ditën e parë të shkollës, 35 nxënës të arsimit fillor në Grizë, nuk janë ulur në bankat e shkollës, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin.
Komuniteti rom e egjiptian i Elbasanit ngre shqetësimin për shkollat të cilat sipas tyre po shkojnë drejt segregimit. Edhe pse regjistrimi këtë vit u bë online, përsëri nuk ndali regjistrimet jashtë vendbanimit.
Mes emocioneve, luleve, fotove, përqafimeve, por edhe lotëve, nisi viti i ri shkollor 2021-2022.
Kjo ditë e parë e vitit të ri shkollor ngjante e njëjtë si e e hëna e 14 shtatorit të një viti më parë. Matje, temperaturë, mbajtje maskash, mësim me turne dhe nxënës që nuk njohin shokët dhe shoqet e klasës.
Tensione të reja në ajër u raportuan pranë hapësirës ajrore të Rusisë në oqeanin Paqësor, ku tre avionë luftarakë rusë Sukhoi-35S u dërguan me urgjencë mes panikut që ngjalli afrimi i një avioni bombardues amerikan B-52H.
Talebanët hedhin hapin e radhës që dëshmon gjithmonë e më shumë sundimin e tyre me dorë të hekurt në Afganistan, e përligj frikën e njerëzve që deshën t’i largohen këtij regjimi.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve në Kosovë. Vuçiç i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehu se Serbia nuk ka hyrë ende në territor sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, “nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë”.
Kryeministri Edi Rama ka nderuar Rexhep Qosjen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes” gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Gjatë fjalimit në ceremoninë për dekorimin e profesor Rexhep Qosjes, kryeministri Edi Rama ka kujtuar artikullin e tij kur ishte në opozitë dhe bëri bujë pasi kishte shkuar me duar në xhepa për inaugurimin e një shkolle në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka nderuar Rexhep Qosjen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes” gjatë vizitës së tij në Kosovë. Rama e cilësoi Qosen si “zotni burrë” duke thënë se shpreh mirënjohjen për të pasi është shembull i gjurmimit të së mirës.
Ky vit i ri shkollor do të mbetet në histori për hapjen e më shumë shkollave të reja në Tiranë. Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me zëvendës/kryeministrin, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejtë vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e AKK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Pas konferencës për shtyp me Edi Ramën, Albin Kurti foli sërish për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se kishte pasur një takim komandantin e KFOR-it ku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë, por u shpreh se nuk ka informacione për ndërhyrje në veri.
Në nisje të vitit të ri akademik 2021-2022 për shkollat e bashkive të qarkut Vlorë, në zyrën arsimore të bashkive Vlorë-Himarë numërohen 13 555 nxënës në total, ku 1007 prej tyre janë nxënës të klasave të para. Shkolla publike numërohen 43, ndërsa private 11.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco. Ambasadori Monaco i uroi Kryetares Nikolla suksese në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Një shtetas italian u arrestua sot në doganën e Kakavijës, pasi paraqiti një kartë identiteti të rreme për të hyrë në vendin tonë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
17-vjecarja nga Fushë Kruja ka përjetuar sërish të njëjtin makth, atë të përdhunimit dhe rrëmbimit nga disa persona. Historia e saj tronditi publikun rretj një vit më parë pasi u zbulua se për muaj me radhë ishte shfrytëzua seksualisht nga një grup personash.
Kjo e hënë ka rikthyer në bankat e shkollës, nxënësit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Ditën e nesërme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në kuadër të mirëmbajtjes së kabinave do të kryhen disa punime në disa fidera të NST Selitë.
Nga Anila Hoxha
Që nga 20 shtatori Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat. E nga 20 deri më 26 shtator janë administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj, i arrestuar në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani përmbysin bllokun CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, për t’i dhënë një fitore të ngushtë socialdemokratëve dhe kandidatit të tyre, Olaf Scholz. SPD-ja ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët e Merkelit me 24.1%.
Kryeministri, Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në mjet dhe kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.
Olaf Scholz arriti të bënte atë që në Gjermani shumë e konsideronin të pamundur: të ringjallte nga “vdekja” socialdemokratët e dorëzuar në pluhurosjen e tyre.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datat 27-30 shtator do të kryhen punime në NST Valias.
Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme, pasi motori që po drejtonte është përplasur më një mjet tip “Citroen”, në Vlorë.
Tërmeti i fortë, me magnitudë 6 i shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi i mori jetën një 58-vjeçar, ndërsa numri i personave të plagosur deri tani raportohet 11.
5 persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Prishtina situatën në veriun e Kosovës. Prej një jave kufiri me Serbinë, në bërnjak dhe Jerinë është bllokuar për shkak të reciprocitetit të targave.
Paqja, duhet të jetë më shumë sesa mungesa e luftës, thotë Inger Skjelsbæk e Institutit Kërkimor të Paqes në Oslo të Norvegjisë.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për media që pati me homologun e tij kosovar, në Prishtinë, Albin Kurti, nuk ka pa folur edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.
Në përfundim të konferencës për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar se në takimin me Edi Ramën ishin të pranishëm edhe ministra të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës.
Top Channel ka mësuar detaje të reja nga vrasja e një mësueseje në një park në Londër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se Kosova është e gatshme për bisedime me ndërmjetësimin e BE-së, në mënyrë që të zgjidhet situata në veri, në kufirin Bërnjak dhe Jerinë. Sipas tij bisedimet janë refuzuar nga Beogradi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar qëllimin e njësisë speciale të Kosovës në pikën kufitare duke thënë se janë aty për të mbrojtur policët kufitarë.
Pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka diskutuar me Presidentin Aleksandar Vuçiç sepse në këtë situatë Kosova është në të drejtën e saj.
Një shtetas u kap me 2 emigrantë të paligjshëm në mjetin e tij tip “Ford” në zonën e Orikumit.
Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama i referohej situatës në veri duke thënë se është më i bindur se kurrë që Ballkani i Hapur është zgjidhja për të mirën e përbashkët.
Kryeministri Edi Rama nga Kosova nuk la pa përmendur integrimin europian, duke theksuar se BE nuk është duke i mbajtur fjalët që jep.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në një konferencë për shtyp me homologun Albin Kurti, qeverisë të së cilit i dha plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët, në Prishtinë.
Sulmuesi meksikan Raul Jimenez u rikthye te goli pas plot 336 ditësh dhe e bëri këtë në transfertën ndaj Southamptonit, teksa pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve vendas, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë tre pikët skuadrës së Wolves.
Ditën e shtunë në emisionin Goca dhe Gra, Tea Trifoni zbuloi se djali me të cilin është përfolur më herët për një lidhje është në fakt gej.
Biznesmeni italian, Davide Pecorelli ka dhënë një intervistë duke shpjeguar se si inskenoi vdekjen e tij dhe u shfaq pas 8 muajsh pranë një ishulli në Monte Cristo.
Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja, Adriana Matoshi është përfshirë në një zënkë me fqinjën e saj. Shkak për këtë është bërë pikërisht qeni i Adrianës.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit në mbarë vendin që sot nisin zytrtarisht procesin mësimor, ndonëse nën diktatin e pandemisë së covid-19.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për tensionin në veri të Kosovës duke thënë se nuk do të fusin trupat serbë pasi presin që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar një foto teksa shihet që lexon një gazetë.
Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Mirditës për kultivim të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.
Ashtu sikurse e ka kthyer në traditë të përvitshme tashmë, si cdo fillim viti shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar përmes një letre publike cdo fëmijë që ulet sot në bankat shkollore. Përmes kësaj letre mjaft të vecantë, kryebashkiaku i Tiranës inkurajon nxënësit për një vit të suksesshëm mësimor, ndërsa ndan me ta dhe disa prej sfidave dhe arritjeve.
Ndërsa sot nis zyrtarisht procesi mësimor për shkollat publike, prindërit e 35 nxënësve të arsimit fillor në fshatin Grizë, në Patos kanë ngritur zërin.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë dhe aktualisht në Prishtinë është duke u mbajtur ceremonia zyrtare. Sikurse shihet edhe nga pamjet ceremonia po zhillohet duke respektuar disa nga masat anti-covid.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë nxënësit e shkollave publike që nisin sot zyrtarisht procesin mësimor.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një shënimi në facebook ka reaguar për nisjen e vitit të ri shkollor dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave jo publike në vendin tonë. Ky është i treti vit radhazi që nxënësit janë të detyruar që të zhvillojnë mësim me kushte, për shkak të pandemisë së covid-19.
Partia Social-Demokrate (SPD) e qendrës së majtë, ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, duke mposhtur partinë e kancelares në shkuarje, Angela Merkel, sipas rezultateve preliminare. SPD ka siguruar 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator i Merkelit, Demokrisian/Kristian-Social (CDU/CSU), ka siguruar 24.1 për qind.
Sot ka nisur procesi mësimor edhe për nxënësit e shkollave publike në vendin tonë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.
Migrena është një gjendje neurologjike, më së shpeshti e trashëguar gjenetikisht pa një shkak të veçantë, por disa faktorë të jashtëm mund të nxisin zhvillimin e saj dhe të rezultojnë në dhimbjen që vuani.
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 30-vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit 2008.
Keqardhje për dy pikë të lëna, por edhe i kënaqur në njëfarë mënyrë që Vllaznia u shfaq në një nivel të lartë përballë një ekipi të fortë, si Partizanit.
Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, një ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë.
Partizani dhe Vllaznia ndanë pikët në kryendeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiores në një 90-minutësh shumë të luftuar, ku shkodranët flirtuan me fitoren, ndërsa të kuqtë djersitën shumë për të shmangur humbjen.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.
Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.
Kryeministri Edi Rama, me anë të një shënimi në facebook ka treguar se janë rindërtuar dy shkolla, më konkretisht “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras.
Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit.
Sondazhet e para pas mbylljes së procesit të votimit në Gjermani, shpallin fituese të zgjedhjeve partinë socialdemokrate, duke dhënë shenja të ndryshimit të pushtetit. Deri më tani, Partia Socialdemokrate ka marrë kryesimin me 25.5 % të votave, ndërsa partia e Angela Merkelit CDU/CSU me 24.5%.
Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Nedim Bajrami, mesfushori shqiptar që luan në radhët e Empolit bëhet sërish protagonist me skuadrën italiane.
Arsenali i bën tri fitore radhazi në Premier League, duke bërë të harrohet ecuria negative e fillimsezonit me tri disfata të njëpasnjëshme. Suksesi i fundit i “Topçinjve” merr edhe më shumë vlerë për faktin se erdhi në derbi, kundër Tottenhamit, madje me rezultat të thellë 3-1 dhe me lojë bindëse.
Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.
Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.
Safet Plangaj, i riu nga Shkodra u shpall kampion, ne kampionatin e Pare Ndërkombëtar të Submission Grappling, qe u organizua nga Federata Shqiptare e Arteve Marciale. Në kushte jo të barabartë me te tjerët, pasi ai është më aftësi të kufizuara, arriti të fitojë dy ndeshje dhe medaljen e arte.
Yen, me origjinë nga Vietnami është një turiste e veçantë në Shqipëri. Pasi i ka hipur avionit në Londër së bashku me biçikletën e saj, ajo ka zbritur në Piza dhe ka përshkruar plot 3 mijë km për të arritur deri në Divjakë. Në qytetin e Divjakës menjëherë tërheq vëmendje fakti që ajo është e vetme në këtë udhëtim, por Jen thotë se është mikpritur nga të gjithë:
Vjeshta është koha ideale për ata që duan të pushojnë në qetësi. Shumë i janë kthyer punës dhe fëmijët shkollës, ndaj plazhet e Durrësit janë më të qeta.
Duke mbajtur pankarta në duar dhjetëra aktiviste për të drejtat e grave kane protestuar para parlamentit grek ne Athine ndaj rritjes se fenomenit te femicidit dhe dhunes ndaj grave.
Një 59-vjeçar nga fshati Sterbeg i Kavajës humbi jetën në luftë me zjarrin që po përparonte në ullishten e tij. Së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, Ruç Peza ka nxituar pasdrekën e së dielës që të shuajë zjarrin që kishte rënë në tokën e tij dhe tokat përreth. Një nga bashkëfshatarët tregon ngjarjen dhe si e gjeti pa puls 59-vjeçarin Peza.
Nëse do të udhëtoni jashtë dhe në vend të kartelës së vaksinimit kërkohet një dokument që vërteton se e keni kaluar covid përveç tamponit, apo të tjerë të cilët duhet të justifikojnë ditët e qëndrimit në shtëpi, qytetarët e kanë të paqartë ku të drejtohen.