Mbi gjysmë toni marijuanë është seksuestruar sot në Serbi, ndërsa një person ka rënë në prangat e policisë së Nishit, e cila dyshohet se është ngarkuar në Shqipëri.

Sipas mediave vendase,  të arrestuarit iu gjet 520 kilogramë marijuanë në furgonin e bardhë me të cilën dyshohet se ka hyrë nga Kosova.

Në njoftimin e MUP-it serb thuhet se “zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion në Nish, i cili drejtohej nga N.I. 46 vjeçar, gjatë kontrollit kanë gjetur 134 pako me marihuanë, e cila dyshohet se paraprakisht ka mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë dhe ka qenë e destinuar për shitje të mëtejshme në territorin e Serbisë”.

Sipas njoftimit të MUP-it, transmeton N1, të dyshuarit N.I. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndaj të cilit  do të ngritet kallëzim penal dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Nishit, .

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka uruar  policinë për këtë aksion dhe ka bërë të ditur se “lufta e ashpër” e policisë me liderët e drogës do të vazhdojë.

“Pavarësisht nëse Serbia është një vend tranzit apo destinacion përfundimtar për shitjen e narkotikëve, me vendosmëri dhe luftë të njëjtë ne do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo vend i sigurt për shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për narko dilerët dhe trafikun e drogës”, tha Vulin.

Ministri Vulin theksoi se çdo konfiskim i lëndëve narkotike është një sukses i madh dhe një fitore e madhe për policinë dhe bëri të ditur se marijuana nuk do të legalizohet në Serbi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel