Durrës/ Punonjësi i policisë aksidenton me makinë të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

25/11/2021 12:59
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një punonjës policie duke drejtuar automjetin e tij privat ka aksidentuar një 3-vjeçar.

I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel