Nuk është konfirmuar ende nëse nisja e testit të drogës pranë forcave Shqiponja dhe policive vendore në Tirane, Lezhë dhe Elbasan ka lidhje me dyshimet konkrete se pikërisht pranë këtyre drejtorive mund të ketë oficerë që janë përdorues të lëndëve narkotike.

Pa kaluar shumë dite nga urdhri i drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano tha se duhet të nisë testi i drogës ka filluar pranë këtyre strukturave dhe bazohet mbi informacionet jo zyrtare dhe dyshimet.

Në fakt, ndonëse u lidh një marrëveshje me një laborator në Tiranë bazuar në kërkesën e drejtorit të përgjithshëm dhe premisës se ky proces do të eliminoje akuzat ndaj policisë së shtetit, prej 7 vitesh është në fuqi ligji parashikon jo vetëm rekrutimin në polici duke u bazuar edhe në këtë test, por nënshtrimin e vazhdueshëm ndaj kontrolleve.

Disa oficerë u ekspozuan dhe u vunë nën hetim në dosje të shpërndarjes së drogës gjate vitit të fundit dhe kjo solli alarmim te shërbimit te brendshëm dhe ankesave qe gjate korrikut 2021 sugjeroi kontrollin e tyre. Deri më tani i janë nënshtruar testit antidrogë 150 oficerë që janë njoftuar nga eprorët e tyre për kontrollin beftë që do të kryhej. Megjithatë, nuk ka ende përgjigje mbi rezultatet , ndërkohë që gjithashtu nuk bëhet i ditur se çfarë protokolli ndiqet gjatë testit antidrogë.

Top Channel