“Rripi i sigurimit më shpëtoi jetën!” Argjendi rrëfen në Për’Puthen momentet e aksidentit të tmerrshëm (Fotot)

25/11/2021 18:29

Argjendi i Për’Puthen ka rrëfyer përmes lidhjes me skype në studio momentet e aksidentit me makinë të ndodhur ditë më parë.

Ai ka pasur vetëm lëndime të vogla, ndërsa theksoi se rripi i sigurimit i shpëtoi jetën.

Sipas djalit nga Kosova, ai nuk po ecte me shpejtësi, mbante rripin e sigurimitm ndërsa shprehet se kjo e fundit i shpëtoi jetën.

Argjendi ka pasur vetëm lëndime të vogla dhe dhimbje në shtyllën kurrizore.

“Ishte e tmerrshme, makina vetëm përplasej, rripi i sigurimit më shpëtoi jetën, sado që makina përplasej unë vetëm kisha shtrënguar timonin. Gjithçka që mu dëmtua ishte krahu dhe mbrëmë kam pasur dhimbje të shtyllës kurrizore. Ato kanë evituar një tragjedi, aksidenti mund të ishte fatal”, tha Argjendi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel