Basha sonte në “Open”/ Pasi përjashtoi Berishën, kryedemokrati përballet për herë të parë me gazetarët në një studio televizive

25/11/2021 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin “Open” në Top Channel. 

Basha do të përballet me disa nga analistët më të njohur në vend. Kjo është hera e parë që ai pranon të përballet në një studio televizive me analistë dhe gazetarë që pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ndaj pritet që biseda të jetë e nxehtë dhe debati i ashpër.

-Deri ku do të shkojë përplasja mes Bashës dhe Berishës?
-A është kjo që po ndodh ndarja përfundimtare mes tyre?
– A do të sjellë 31-vjetori i themelit të Partisë Demokratike, edhe ndarjen e kësaj force politike në dy pjesë?
-Basha kundër të gjithëve, a do t’ia dalë?
-Dhe kush del i fituar nga kjo përballje…?

Për këto dhe të tjera, sonte në orën 21:00, Lulzim Basha rikthehet në “Open” përballë Eni Vasilit dhe analistëve.

Top Channel