“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
11/11 10:45
Elbasani kujtoi sot 109 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së qytetit ku ngjyrat kuqezi mbushën bulevardin kryesor ndërsa ceremonia u mbajt pranë memorialit të partiotit Aqif Pashë Elbasani.
Teksa në mënyrë simbolike u bë ngritja e flamurit të pavarësisë kryetari i Bashkisë Gledian Llatja theksoi rolin e rëndësishëm të Elbasanit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Koherent ka qenë urimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i cili në fjalën e tij citoi Ismail Qemalin.
Elbasani u shpall qytet i pavarur në 25 Nëntor të vitit 1912 duke i hapur rrugën shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë tre ditë më pas në Vlorë.
Top Channel