E enjte, 19 Maj 2022
17:33
Varreza e frikshme e mijëra avionëve ushtarakë, të lënë të vdesin në shkretëtirën e Arizona, SHBA (fotogaleri)

Pamje të frikshme ajrore vinin së fundmi nga një varrezë masive avionësh luftarakë nga shtetin amerikan të Arizona, ku mijëra fluturakë jashtë përdorimi janë vendosur në rreshta të rregullt në vendin e fundit të prehjes në shkretëtirë.

17:30
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

Aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj individëve dhe disa pjesëve të ekonomisë ruse pas agresionit të paprovokuar të Kremlinit ndaj Ukrainës. Por një pjesë e madhe e ekonomisë ruse po ecën mirë. Pavarësisht sanksioneve që po godasin pjesën më të madhe të ekonomisë ruse, vendi po siguron shuma të mëdha parash përmes sektorit të pasur energjitik. Kjo, pasi eksporti i naftës është prekur shumë pak.

17:22
Finalja e “Air Albania”/ Mendja në Tiranë, Abraham ka një premtim për tifozët e Romës

Tammy Abraham është gati për finalen e “Air Albania”. Roma-Feyenoord do të përballen mes tyre në kryeqytetin shqiptar më 25 maj. Në lojë është trofeu i parë i Conference League.

17:19
Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk është kërcënim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö, ku foli për aplikimin e dy vendeve për në NATO.

17:16
Lotët e Dybalës nuk mjaftojnë, Juve e përjashton nga transferta e fundit

Paulo Dybala u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Juventusit mbrëmjen e të hënës, në ndeshjen ndaj Lazios, që ishte e fundit për bardhezinjtë në shtëpi për këtë sezon.

17:12
Pano Soko sfidon Edi Ramën: Nise nga bashkëpunëtorët e tu gjurmimin e stilit të jetesës

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se së shpejti do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale.

17:07
Bija e Vladimir Putin ironikisht në lidhje me të dashurin me emrin e ‘armikut’ të luftës (fotot)

Pas humbjeve që ushtria e Vladimir Putin raportohet se po pëson në sulmin ndaj Ukrainës, mbiemri i të dashurës së liderit rus duket se po i hap më shumë plagët e luftës.

17:06
OKB-ja paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka njoftuar se lufta Rusi-Ukrainë mund të shkaktojë shumë shpejt një krizë globale të ushqimit që mund të zgjasë për vite.

17:02
Ekskluzive/ Kush tentoi t’i hidhte në erë shtëpinë Talo Çelës, pas planit për të vrarë Florenc Çapjen

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur tentativën për t’i hedhur në erë shtëpinë Talo Çelës, ngjarje e cila ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 nëntorit të vitit 2020.

16:41
Aksidenti në Rrugën e Kombit, ndërron jetë edhe 19-vjeçari

19-vjeçari që mbeti i plagosur në aksidentin e sotëm në Rrugën e Kombit ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

16:36
Vijon puna për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal

Gjenerali ukrainas, Oleksii Gromov njoftoi se në Mariupol situata shfaqet më e qetë dhe se  po vijon puna për evakuimi e ushtarëve nga fabrika e çelikut Avovstal.

16:33
Presidenti i ri/ Partia Demokratike propozon 8 emra për diskutim të thelluar

Partia Demokratike ka nxjerrë 8 emra si propozime për kreun e ri të shtetit, për diskutim të thelluar.

16:31
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga dita e sotme

Bordi i transparencës ka njoftuar ndryshimet në çmimet e karburantit ditën e sotme, ku bën me dije se është ulur çmimi i benzinës në 229 lekë. Me të njëjtin çmim do të shitet edhe nafta.

16:24
Erdogan: “Jo” Suedisë dhe Finlandës në NATO; janë njoftuar vendet aleate

Turqia i ka njoftuar vendet aleate se do të refuzojë anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, bëri të ditur sot përmes një video në Twitter, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

16:19
Kitaristi britanik i kthyer në vrasës serial, dënohet 30 vjet burg për masakrimin e 18 vjeçares të rrëmbyer (fotot)

Një kitarist i ri britanik me një jetë sekrete si maniak seksual, është dënuar sot me një minimum prej 30 vjet prapa hekurave për rrëmbimin dhe masakrimin në pyll të 18-vjeçares së pafajshme Bobbi-Anne McLeod.

16:18
Presidenti Biden, bisedime me udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë rreth anëtarësimit në NATO

Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në këto momente në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe Kryeministren suedeze Magdalena Andersson, për bisedime rreth kërkesës së vendeve të tyre për anëtarësim në NATO, mbështetjes për Ukrainën dhe sigurinë evropiane.

15:57
Pagoi Elio Bitrin dhe Nuredin Dumanin për t’i rrahur ish-gruan, avokati i bandave kriminale në kërkim nga SPAK

Avokati me inicialet A.B, që njihet si avokati i bandave kriminale është gjithashtu pjesë e listës së emrave që po kërkohen nga SPAK.

15:52
Ekskluzive/ Zbardhet vrasja e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela. Ja kush e ekzekutoi Bujar Çelën

Hetimet e SPAK, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, në kuadër të të cilët janë lëshuar 32 urdhërarreste, kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.

15:43
Mbahet në paraburgim për vrasje, Ardian Uzuni përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin

Një tjetër i arrestuar që mbahet në paraburgim për vrasje është Ardian Uzuni, që përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eskponent i krimit.

15:37
Video e ‘terroristit’ me hark e shigjeta që vrau pesë vetë në supermarketin në Norvegji, del në gjykatë (pamje dramatike)

Pamje të rënda janë publikuar sot nga kasaphana e një vrasësi terrorist në një supermarket në Norvegji vitin e kaluar që la të vdekur pesë vetë në qytezën e qetë të Kongsberg.

15:32
Kush e përdori Palushin? Mister i informatorit që ‘tregoi’ për armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani

Leonard Palushi ish-shefi i krimeve në komisariatin e Lezhës, është një prej të arrestuarëve në operacionin e sotëm të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

15:22
Në 60 ditë, 60 koncerte! Universiteti i Arteve kremton 60 vjetorin e krijimit

60 ditë, 60 koncerte për të kremtuar një gur të rëndësishëm kilometrik në historinë e Institutit të Lartë të Arteve në Shqipëri, sot Universiteti i Arteve: 60 vjetorin e krijimit të  Fakultetit të Muzikës. Kjo stinë koncertore nisi në 4 prill për të vazhduar deri në 8 qershor.

15:21
Presidenti/ Alibeaj: Nuk kemi ngut. Konsultohemi me aleatët dhe të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të PD

Alibeaj: Ne po zgjedhim presidentin e republikës. Të gjitha diskutimet do t’ua bëjmë me dije që në një mbledhje tjetër që do zhvillohet nesër pasdite, për t’ua bërë me dije cështjet. Nuk kemi ngut për të konsultuar deputetët të shprehin qëndrimin e tyre, por edhe për emrin eventual. Nuk kemi asgjë për të fshehur, do […]

15:18
Takimi për sigurinë ushqimore/ Ministrja e jashtme Olta Xhacka e ftuar në takimin e organizuar nga Blinken

Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në OKB,  bëri thirrje për një veprim global për sigurinë ushqimore.  Shefja e diplomacisë shqiptare Olta  Xhaçka  e ftuar në këtë takim deklaroi se nisa e sekretarit Blinken vjen  në kohën e duhur për përballimin e krizave që po thellohen dita ditës.

15:08
Ekskluzive/ Zbulohet një tjetër krim i porositur nga Suel Çela, tentoi te vriste administratorin…

Suel Çela ishte një ndër emrat e botës së krimit për të cilët SPAK ka firmosur urdhër arreste, ndërsa detaje të reja janë bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha, në lidhje me krimet e porositura nga ai.

15:05
Ekskluzive/ Aksioni i SPAK, zbardhen disa prej vrasjeve. Talo Çela eleminoi nënën e trafikantit të drogës në 2013

SPAK ka zbërthyer fijet e krimit të organizuar në vend, e për këtë me 32 mandate arresti është vënë në kërkim të 32 personave mes të cileve 18 gjenden nën pranga, kurse të tjerët vijojnë në arrati si Ervis Martini, Talo Çela, Florenc Çapja dhe Suel Çela.

15:05
Atentati në Sukth/ Arben Mërkuri u vra brenda dyqanit të tij

48-vjeçari Arben Ismaili Mërkuri i njohur në zonë me pseudonimin Maneci, pavarësisht të shkuarës kriminale, jetonte dhe punonte në Sukth si njeri i lirë.

15:01
Michel inkurajon krijimin e “Bashkësisë gjeopolitike evropiane”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar krijimin e një Bashkësie gjeopolitike evropiane, në të cilën do të përfshiheshin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së. Kjo do të përfshinte edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

14:39
Integrimi në BE/ PE voton me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë

Parlamenti Evropian ka votuar me 519 vota pro rezolutës së Shqipërisë për rrugën drejt integrimit në BE.

14:31
Rama në Gjermani, takim me drejtues të partisë Social-Demokrate

Kryeministri Edi Rama nodhet në Berlin ditën e sotme, ku i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla po zhvilllon bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.

14:23
Kompleksi i pishinave te Liqeni i rikthehen qytetit, Veliaj: Do të transformohen në hapësira për sportistët dhe fëmijët, i administrojmë më mirë se privati

Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave i janë rikthyer në administrim Bashkisë së Tiranës. Ato do të transformohen dhe përdoren jo vetëm nga klubi shumësportësh “Tirana”, por falë investimit që do të kryhet aty, mjediset do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe fëmijëve, me kampet verore dhe aquapark.

14:08
Përplasja e “brirëve” me Real Madrid/ Jo vetëm paratë, Parisi i ofroi “çelësat” e klubit Mbappe

Kylian Mbappe njoftoi se brenda pak ditëve do të lajmërojë të ardhmen e tij e cila duket të jetë e lidhur me Real Madrid. Madrilenët, kanë fituar luftën me PSG dhe do ta shndërrojnë sulmuesin francez në simbolin e skuadrës, ashtu siç bënë me Cristiano Ronaldon.

14:00
Fundoset rimorkiatori që ishte nisur drejt Shqipërisë/ Pesë të vdekur, shpëton vetëm komandanti

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë brigjeve të Barit, ku një rimorkiator i nisur nga Ankona drejt Shqipërisë për disa punime, është mbytur, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.

14:00
Operacioni i SPAK/ Reagon Bledi Çuçi: Asnjë kompromis me krimin dhe ata që bëhen palë me të

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK ditën e sotme, të cilin e ka përgëzuar për punën e bërë.

13:58
Nga Visar Zhiti te Rexhep Uka, Halim Kosova e Princ Leka, lista e kandidatëve të PD për Presidentin

Enkelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD, me qëllim përzgjedhjen e kandidaturave për president të Republikës, me të cilët do të negociojë më pas me PS për të cuar në seancë plenare.

13:57
Ushtari rus i kërkon falje në gjyq ukrainases që i vrau burrin: Ndjej turp, na urdhëruan të vinim me kolonën

Ushtari i parë rus që ka dalë para gjyqit për krimet e luftës në Ukrainë, Vadim Shishimarin, ditën e sotme teksa ishte në gjykatë në Kiev, i kërkoi falje një gruaje,të cilës i kishte vrarë burrin gjatë luftimeve.

13:44
Meta: Kam besim se BE do të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjerimit për shtetet demokratike

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një mesazh solidariteti për luftën në Ukrainë.

13:43
Presidenti/ Bardhi: Ftesa iu është bërë deputetëve të ‘Rithemelimit’, nuk është moment ndasie mes nesh

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, është shprehur gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së që të gjithë deputetët e PD-së të mblidhen bashkë teksa diskutohet mbi çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

13:43
Operacioni i SPAK, Kraja: Bandat paguajnë shuma të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat tha se këto grupe kriminale karakterizohen nga dhunë e egër me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

13:32
Emrat/ Nga Nuredin Dumani te Leonard Palushi e Erion Alibej, kush janë 18 të arresuarit e operacionit “Golden bullet”

Kreu i SPAK Arben Kraja dhe drejtori I përgjithshëm I policisë së shtetit, Gledis Nano dhanë sot detaje mbi operacionin “Golden bullet”, në kuadër të të cilit janë lëshuar 32 urdhër arreste.

13:25
“Golden Bullet”/ Nano: Operacioni nisi pas arrestimit të Nuredin Dumanit. Janë ekzekutuar 18 urdhër arreste

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, dha detaje të operacionit “Golden bullet”, ku janë lëshuar 32 udhër arreste

13:15
SPAK: Janë grumbulluar prova, tetë grupe kriminale! Bashkim në një dosje të vetme

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat tha se gjatë hetimit të SPAK he aksionit të RENEA-s dhe Forcave Speciale janë grumbulluar prova, ndërsa veprojnë mes tyre tetë grupe kriminale.

13:04
Mbledhja me dyer të mbyllura/ Alibeaj informon deputetët: Ja si do të zgjidhet Presidenti konsensual

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj mesditën e sotme.

12:48
Arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Një 35-vjeçar me inicialet S. H., është shpallur në kërkim ditën  e sotme pasi dyshohet të ketë hyrë në banesën e një shtetasi 70-vjeçar me inicialet B. M. duke i marrë atij sendet me vlerë.

12:45
SPAK hyn në hotelin e Ervis Martinajt, çfarë gjetën gjatë aksionit

Sende të paligjshme u gjetën në shtëpinë e një prej emrave më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Ervis Martinaj, gjatë aksionit të SPAK.

12:39
A u dekonspirua operacioni? Nga Martinaj, Suel Çela e Florenc Çapja, kush janë ‘bosët’ e krimit në kërkim. Firmosen 32 urdhërarreste

Plot 32 urdhërarreste janë firmosur një ditë më parë nga gjyqtarja e Posaccme Atalanta Zeqiraj, kërkesë e cila i është drejtuar prokurorëve të SPAK.

12:31
“Digjni makinën e ish-bashkëshortes!”, përgjimet zbulojnë avokatin e bandave kriminale, në kërkim nga SPAK

Pjesë e listës së emrave që po kërkohen nga SPAK është edhe avokati me iniciale, A. B., i cili njihet si avokati i bandave kriminale.

12:22
Emrat/ Cilët janë deputetët që marrin pjesë ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar një mbledhje ditën e sotme, e cila ka nisur në orën 12:00.

12:11
Përplaset taksia në Milot, humb jetën gjyshja! Udhëtonte drejt Rinasit me të bijën dhe mbesat që u plagosën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Lezhe në afërsi Të mbikalimit të sanxhakut. 

12:11
“Fëmijët poshtë rrotave”, mësuesja e shokuar- si rrëshqiti makina mbi kopshtin në Itali!

“Nuk do ta harroj kurrë atë që pashë. Fëmijët kishin mbetur nën rrotat e makinës”: një prej edukatoreve të tragjedisë që tronditi një ditë më parë qytetin Italian të Aquilas, rrëfeu tmerrin e përjetuar kur një mjet tip Passat rrëshqiti e ra në oborrin e një kopshti, ku po luanin disa të mitur.

12:02
Gafa e George W.Bush për luftën e Ukrainës bën xhiron e rrjetit! 

“E dënoj me forcë pushtimin brutal dhe të pajustifikuar të Irakut”, deklaroi ish presidenti amerikan George W.Bush, me mendimin se po kritikonte agresionin e Vladimir Putinit në Ukrainë.

11:59
Turqia tregon kushtet për Suedinë e Finlandën, Kroacia i del në krah Erdoganit!

Kundërshtimi i Turqisë e pati ndikimin e vet: Të dërguarit e NATO-s nuk arritën sot një konsensus të mërkurën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, thanë diplomatët.

11:51
Vrasja në Sukth/ Si u ekzekutua 48 vjeçari që mbante dy mbiemra me të shkuar kriminale, detajet nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Sukth e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili një natë më parë.

11:31
Japonia dyfishon ndihmën e saj financiare për Ukrainën në 600 milionë dollarë

Kryeministri japonez Fmuio Kishida ka njoftuar se Japonia do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 600 milionë dollarë, duke dyfishuar nga 300 milionë dollarët e mëparshëm si mbështetje financiare.

11:28
Opozita do propozojë kandidatë deri në raundin e tretë, Rithemelimi: Marrëveshja e Alibeajt për llogari të Ramës

“ Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. “ kështu u shpreh sot Oerd Bylykbashi nga Komisioni i Rithemelimit lidhur me marrëveshjen e arritur një ditë më parë mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt.

11:19
Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësimin e Ukrainës në BE, do të ishte e padrejtë për Ballkanin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

11:11
Asnjë gjurmë prej një viti/ 15 vite burg për Moisi Habilajn, gjykata italiane jep dënim të formës së prerë

Mosi Habilaj ka marrë dënim të formës së prerë nga gjykata italiane, edhe pse nuk ka asnjë gjurmë të tij që prej janarit të vitit 2021.

11:00
Në kërkim të ‘të fortëve’ të botës së krimit/ SPAK aksion në disa qytete

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ndërmarrë aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

10:59
Emrat/ Putin shkarkon komandantët e lartë, i akuzon ato për ‘dështime ushtarake’

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, ka njoftuar përditësimin e inteligjencës britanike, i cili sot fokusohet tek Rusia që dyshohet se ka pushuar një numër komandantësh të lartë të ushtrisë për keqpërdorim në luftën e Ukrainës.

10:54
Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Qantas do të ofrojë fluturime pa ndalesë në distanca të gjata nga Australia në SHBA dhe Evropë. Por si do të ndikojnë fluturimet 20-orëshe në shëndetin tuaj mendor dhe fizik?

10:33
Shangai lehtëson masat kundër COVID-19

Qyteti kinez i Shangait ka rihapur katër nga 20 linjat e saj të metrosë, teksa qyteti po lehtëson masat kundër koronavirusit, të cilat i kanë detyruar banorët e këtij qyteti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shumë se gjashtë javë.

10:22
Sulmet ukrainase në kufi me Rusinë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një qytetar është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase në rajonin perëndimor të Rusisë, mëngjesin e sotëm në Kursk.

10:14
Ministrja e Jashtme gjermane akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë, se po nxit një krizë globale të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve ukrainase.

10:11
Dërgohen në një qendër paraburgimi në Donetsk 900 ukrainasit e evakuuar nga fabrika e çelikut

Moska ka njoftuar mëngjesin e sotëm se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal, janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia.

09:48
Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja Xhaçka në OKB me ftesë të sekretarit amerikan Blinken

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

09:46
Serbia: Kemi identifikuar shtetet nga të cilat kanë ardhur kërcënimet për bomba

Anëtarë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë kanë identifikuar disa shtete prej të cilave kanë ardhur mesazhet kërcënuese dhe raportimet e rreme për bomba në javët e fundit, që kanë pasur për cak ndërtesat publike në Serbi, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

09:40
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara, arrestohet 53-vjeçari turk në Rians

Një 53-vjeçar është arrestuar në Rinas nga policia kufitare pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara.

09:28
S`ka paqe për kosovarët, aksidentohet një tjetër autobus, ngjarja e rëndë në Austri!

Një tjetër autobus me targa Kosovë që udhëtonte jashtë kufijve është aksidentuar, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave tre prej të cilëve janënë gjendje të rëndë.

08:55
E enjte tragjike! Tre të vdekur brenda pak orësh, humb jetën edhe një 43-vjeçar në Fier

Tre persona kanë ndërruar jetë brenda pak orësh në vendin tonë këtë të enjte.

08:38
Aksidenti tragjik/ Humb jetën gjyshja, si është gjendja tek Trauma e vajzës së saj dhe dy mbesave

Tre të plagosurat, 30-vjeçarja dhe dy vajzat e saj janë jashtë rrezikut për jetën.

08:21
Emrat/ Bien në greminë dy të rinjtë nga Tropoja! Po udhëtonin drejt Kukësit, kush është 25-vjeçari që ndërroi jetë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit me pasojë vdekje e një 25-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri.

08:15
Ditë me diell, sa do të shkojnë temperaturat sot

Vendi ynë do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në vend dhe kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash. 

07:20
Aksident tragjik në aksin Milot- Mamurras/ Humb jetën 56-vjeçarja, ishte nisur drejt Rinasit me vajzën dhe mbesat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

06:58
Tritol në një restorant në Radhimë/ Dëme të shumta materiale (Pamjet)

Një sasi tritoli i është vënë një restoranti në Radhimë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

E mërkurë, 18 Maj 2022
23:32
Inside Story/ Ministria e Mjedisit/ 282 zona mjedisore janë dëmtuar pa kthim, rigjenerimin kërkon 150 vite

Mehmet Metaj që ka punuar e sektorin e pyjeve prej shumë vitesh, mendon se ende Lura mund të rehabilitohet duke marrë fara të bimëve të pakta që kanë mbetur dhe kultivuar po në Lurë.

23:29
Inside Story/ Masakra/ Si u zhdukën pyjet e parkut kombëtar të Lurës

Zyrtarisht nuk ka të dhëna se sa është sipërfaqja pyjore e humbur nga pyjet natyrorë të Lurës, por këto pamje të marra nga google earth tregojnë përmasat e masakrës që ka përjetuar ajo pasuri kombëtare.

23:28
Inside Story/ Copëzimi i pyjeve në 61 bashki. Ekspertët : Është anti kushtetuese, pyjet pasuri kombëtare

Aktualisht pyjet administrohen nga bashkitë, një pjesë e të cilave kanë ngritur inspektoriatet e tyre, ndërkohë që është edhe inspektoriati kombëtar që monitoron për aktivitete të paligjshme si dhe Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura që monitoron parqet kombëtare.

23:25
Inside Story/ Farsa e moratoriumit/ Lejuan prerjen e pemëve për dru zjarri. Bashkitë licensuan 180 kompani

Për të shpëtuar pyjet nga kjo situatë katastrofe në vitin 2016-ë, qeveria vendosi moratoriumin 10 vjeçar.

23:23
Inside Story/ Paradoksi, kostot e pyllëzimit në Shqipëri 2,5 herë më të larta se në BE

Në Shqipëri kosto e pyllëzimit për një hektar është 5 fish më e lartë se vendet e BE-së, pasi kushton shumë hapja e gropës ku do të mbillen fidanët.

23:06
Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen dy të rinj në Dhërmi

Dy persona që rrezikonin të mbyteshin së bashku në mjetin e tyre lundrues, janë shpëtuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi.

22:54
Inside Story/ Zbulohet sasia masive e drurëve që priten çdo vit për ngrohje

Paradoksalisht të dhënat e ofruara nga INSTAT tregojnë qëllim kryesor mbetet prerja e pemëve për dru zjarri. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht deri në 2.5 mln m3 dru për ngrohje. Ndërkohë, rritja e sipërfaqes së re pyjore nuk kalon shifrën e 1 mln m3 në vit.

22:51
Inside Story/ Humbjet kolosale, vetëm për 12 vite i kemi vënë flakën një pasurie prej 1,5 mld dollarë

Masakra mbi pyje ka vijuar pa ndalur përgjatë tre dekadave ndërkohë donatorët kanë hapur qesen për ti mbrojtur. Nga viti 1995 deri sot, Banka Botërore ka shpenzuar plot 40 mln dollar për ruajtjen e pyjeve shqiptare.

22:48
Ekzekutohet 48-vjeçari në Sukth/ Kush ishte viktima që mbante dy mbiemra me të shkuar kriminale

Një 48-vjeçar me dy mbiemra dhe me problem me ligjin në të shkuarën mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të marten në Sukth.

22:45
Inside Story/ Masakra në pyje, në tre dekada u zhdukën 340 000 ha pemë

Përgjatë tre dekadave tranzicion pyjet e Shqipërisë kanë shkuar drejt rrudhjes drastike.

22:37
Blinken njofton 215 milionë dollarë ndihmë të re urgjente ushqimore për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Tony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë në ndihmë të re urgjente ushqimore për krizën në Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në krizën globale të ushqimit për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

22:34
Finalja e Europa League, Frankfurt barazon Rangers

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin e Sevilla-s, Sanches Pizjuan luhet finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.

22:23
SHBA rihap ambasadën në Kiev

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA-të rihapën ambasadën e tyre në Kiev të mërkurën, pasi e mbyllën atë për tre muaj për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

22:22
Bora dhe Donaldi së bashku në event, Dalina Buzi tregon të vërtetën: Ishim në të njëjtën tavolinë

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar këto ditë fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, në një histori të shkuar dashurie së bashku, teksa bisedojnë në një event ku ishin të pranishëm të dy.

22:16
Nuk pranoi të veshë fanellën në mbështetje të LGBT, mesfushori i PSG merret në pyetje

Idrissa Gueye u shndërrua në një temë diskutimi teksa në ndeshjen e fundit të PSG nuk pranoi të zbriste në fushën e lojës pasi shokët e skuadrës do të mbanin të veshur një fanellë me ngjyra në mbështetje të komunitetit LGBT.

22:15
Pas shumë javësh luftë Ukraina po përparon,  rimerr më shumë territore në Kharkiv

Forcat e armatosura ukrainase raportuan se kanë rimarrë një tjetër vendbanim në rajonin e Kharkiv, ndërsa kundërsulmet vijojnë akoma.

22:00
Kryeministri i Kosovës takohet me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

Agresioni rus në Ukrainë dhe qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor ishin pjesë e diskutimeve në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

21:44
A është flirti tradhëti? Ema Andrea: Flirtimi të ushqen të bën të ndihesh mirë, nëse nuk fyen njeri nuk ka problem

Tema e diskutimit në “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme është “flirtimi” dhe nëse mund të quhet tradhti një flirt. E ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë temë është aktorja Ema Andrea, e cila një flirtim të thjeshtë nuk e sheh si gjë të madhe por në momentin që flirti shkon më tej atëherë është problematike.

21:40
Policia përleshet brutalisht me aligatorin 2m të gjatë pranë shkollës në SHBA (video dramatike)

Policia e Charleston në Karolinën e Jugut postonte sot pamjet dramatike të përleshjes së oficereve me një aligator 2 metra të gjatë, që sipas tyre ishte afruar në një shkollë të zonës.

21:38
Foto/ Kush është Arben Mërkuri dhe lidhja që kishte me “Rrumin e Shijakut”

Viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme Arben Mërkuri, njihet si mik i Landi Muharremit (Rrumi i Shijakut).

21:30
Foto/ Nis me luftë finalja, dëmtohet në kokë lojtari i Eintracht

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin e Sevilla-s, Sanches Pizjuan luhet finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers. Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh.

21:27
Balla i dhuroi bluzën, eurodeputeti Cuffe e vesh në seancën plenare të Parlamentit Europian për Raportin me Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

21:19
Makina godet oborrin e shtëpisë ku luanin fëmijët, ndërron jetë 4-vjeçari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një grup fëmijësh, që luanin në oborrin e një kopshti në L’Aquila, u goditën papritmas nga një makinë që depërtoi gardhin e jashtëm.

21:13
Donald Trump jep verdiktin për sagën gjyqësore Johnny Depp e Amber Heard: Sa çift i bukur! (fotot)

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar dje komentin e vet për sagën satirike të gjyqit të shpifjes mes Johnny Depp dhe ish-gruas Amber Heard, duke thënë me ironi se “janë një çift i bukur”, megjithe akuzat vulgare të disa javëve për abuzime shtëpiake tronditëse nga të dyja palët.

20:57
Bie në kontakt me rrymën, transportohet drejt spitalit 55 vjeçari

Një 55 vjeçar me iniciale N. B., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në tarracën e banesës së tij.

20:51
Emri/ U paraqit me plagë të rënda në spital, ndërron jetë 48-vjeçari në Durrës (detaje)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Sukthit, ku një shtetas ende i pa identifikuar ka ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të 48-vjeçarit Arben Mërkuri.