“Qendër ekselence për sigurinë kibernetike”, Rama takon kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit: Do jetë partnerin ynë

24/10/2022 16:07

Në vijim të takimeve në Izrael, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga drejtuesi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike.

Takimin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku shkruan se Izraeli do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”- shkruan Rama bashkëngjitur fotos nga takimi.

Top Channel