Kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss largohet përfundimisht nga zyra e saj

24/10/2022 17:00

Liz Truss është kryeministria më jetëshkurtër në historinë e këtij posti në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është fotografuar ditën e sotme duke dalë nga zyra e e kryeministrisë në Downing Street.

Kjo tregon se tashmë Truss është larguar zyrtarisht nga posti i saj dhe i ka lënë vendin kandidatit të vetëm 42-vjeçarit Rishi Sunak.

Ish-kryeministrja u pa duke mbajtur një palë syze dielli, ndërsa po largohej nga Downing Street këtë pasdite, vetëm pak minuta pasi u konfirmua se Sunak do të jetë pasardhësi i saj.

Liz Truss largohet nga Downing Street të premten javën e kaluar pas dorëheqjes së saj një ditë më parë (Foto: James Manning/PA)

Top Channel