Vdekja e Lear Kurtit/ Debat te ‘Siguria’, Salianji: U nxitua për të manipuluar ngjarjen. Rrumbullaku: Jap shpjegime për 48 orë!

25/10/2022 10:38

Vdekja e 32 vjecarit Lear Kurti pas shoqërimit në polici, ka shkaktuar debate në komisionin e Sigurisë, ku sot ishte parashikuar seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022.

Xhaferaj: Komisioni ka kërkuar min brendshëm për situatën e rëndë të rendit në shtator, ku policia nuk mbronte dot jetën e qytetarëve. Sot situata ka degraduar shumë më rëndë, kemi një polici që i merr jetën qytetarit. Dhe është e turpshme për ne, të nisim këtë seancë për sulmet kibernetike, pa I kërkuar më parë drejtorit të policisë të japë shpjegime. Komiteti I Helsinkit ka thënë se policia ka shkelur kushtetutën.

Qefalia: Ajo që ka ndodhur është tepër e rëndë, për të cilën po merren organet kompetente. Pse jeni kthyer që me zor prisni të ndodhin ngjarje.

Rrumbullaku: Për ruajtjen e dinjitetit, sot kam ardhur me axhendë të përcaktuar nga komisioni. Nuk jam përgjigjur më parë për shkak se kam qenë me një angazhim në SHBA. Për sa kërkohet nga grupi i deputetëve për cështje që lidhen me ngjarjen  e fundit, të të ndjerit, jam I gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shpjegime në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj. Edhe për cështjen e të ndjerit Rasha, duke qenë në detyrën e kreut të AMP. Do t’iu lutesha që, jo cdo gjë që shpërndahet mediatikisht për opinionin nuk do të thotë se janë të vërtetat reale të hetimeve që kryejnë intitucionet e drejtësisë.

Salianji: Është 13 shtator kërkesa për drejtorin e policisë për cështjen e kriminalitetit. Qytetarët presin që policia t’I ruajë nga vjedhja,por policia vidhet vetë, I vidhen të dhënat sensitive. Nga ana tjetër ne dhe këtu e mbështes drejtorin I kemi dhënë mbështetje edhe publike, dhe kemi kërkuar trajtim më dinjitoz, por ne kemi denoncuar ashtu si edhe sot, përfshirjen e drejtuesve të lartë të policisë në paligjshmëri, dhe më keq në manipulime kriminale, për interesa politike. Nëse do ishte trajtuar si duhet edhe ngjarja e fundit e ndodhur dhe nuk do kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen nga ana e drejtorit të AMP, famoz dhe i njohur për manipulime, si në Elbasan edhe në rastin ‘Rasha’, padiskutim nuk do ishim këtu. Ju do distancoheni që aty punonjësist e policisë e ngrinin një njeri sikur të ishte thes, c’e keni këtë.

Gogu: Keni heshtur kur ka patur ngjarje shumë të rënda. Rrini aty ku keni ndjenjur 10 vjet do rrini edhe 10 të tjera.

Xhaferaj: Në mënyrë të padiskutueshme e mbështesim drejtorin e policisë të ketë sukses, e falenderoj që ra dakord me shqetësimin e opozitës.  Vijojmë më rendin e ditës, dhe për 48 orë të vijë të japë shpjegime.

Top Channel