“Mos u thyeni nga krimi e politika”, Çuçi këshillon efektivët e rinj: Me gjithë përbaltjen, Policia ka besimin e komunitetit

25/10/2022 10:05

“Mos u thyeni nga krimi e politika, pasi si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjiteti”, ishin këto këshillat që ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu dha efektivëve të rinj, të sapodiplomuar.

E vënë në qendër të akuzave, kryesisht edhe pas vdekjes së 32-vjecarit Lear Kurti pas shoqërimit në polici, Çuçi tha se megjithë tentativat për ta përbaltur, policia është një nga institucionet që gëzon besimin e shqiptarëve e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

“Ju do jeni njerëzit që do keni përballjen e parë me krimin dhe në kushtet kur sa vjen e sofistikohet, me figura të reja veprash penale, gjë që padiskutim vështirëson punën tuaj gjithmonë e më tepër. Dua t’iu jap disa porosi, këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet t’i keni parasysh gjatë rrugëtimit tuaj.

E para mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi, se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjiteti, do ju bëjnë qënie pa peshë. Kur ta kuptoni do jetë vonë për ta korrigjuar.

E dyta, mos u thyeni nga krimi jini të giximshëmm por jo vetëm nga krimi, por edhe nga politika, që për fat të keq ende vijon rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur e po ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme. Shikoni drejt së ardhshmes, zbatimit të ligjit. Policia vijon të jetë një nga institucionet që ka besimin më të lartë në komunitet. Me gjithë tentativat për ta përbaltur, policia një nga institucionet që gëzon besimin e shqiptarëve e partnerëve tanë ndërkombëtarë.”- u shpreh ndër të tjera Çuçi.

 

Top Channel