Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një ofensivë diplomatike në Azi me një mision të qartë: rrugetimi i tij 6 ditor në Korenë e Jugut dhe Japoni synon forcimin e marrëdhënieve me liderët e vendeve aziatike, por në një njëjtën kohë i dërgon dhe një mesazh Kinës se duhet të nxjerrë mësime nga zbrapsja e sulmit rus në Ukrainë dhe ta shohë me një sy tjetër mundësinë e goditjeve në Paqësor.
Pasi presidenti amerikan Joe Biden përshendeti aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATo-n në përgjigje të agresionit rus, presidenti finlandez shprehur mirënjohjen e tij, ndërsa u zotua të zgjidhë dhe cështjen e kundërshtimit të ashpër të Turqisë, që mund t`ia bllokojë përpjekjen e anëtarësimit me veton e saj. Sauli Niinisto i pranoi shqetësimet e Ankarasë, por këmbënguli se në angazhimin e vendit të tij për sigurinë e saj.
Forcat ruse e kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin industrial të Donbasit, deklaroi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, i cili e akuzoi Moskën për bombardime të pamërshirshme e njëkohësisht të pakuptimta ndërsa intensifikonte ofensivën e saj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka njoftuar se janë përfunduar hetimet në lidhje me çështjen e ndodhur më datë 02/10/2021 në një lokal në Elbasan ku mbeti pa jetë një kamarier.
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës ditën e sotme ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë ditën e sotme dhe si pasojë është shkrumbuar nga flakët e gjithë banesa.
“ Kurrë nuk kërkoj takim me dikë që vjen në Shqipëri, nëse nuk e kërkon ai vetë të takojë Sali Berishën”, kështu e argumentoi ish kryeministri Berisha mungesën e një takimi mes tij dhe ish sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo.
Ish kryeministri Sali Berisha ka kryer edhe ditën e sotme si çdo të premte një takim me gazetarët ku në formë bashkëbisedimi u është përgjigjur pyetjeve të tyre.
I keqardhur thotë se është ndjerë ish kryeministri Berisha lidhur me deklaratën e deputetit kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, një ditë më parë, ndonëse e konsideron një angazhim personal të tij.
Berisha e konsideron shpifje të Ramës, deklaratën se Shqipëria është peng i konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për cështjen e integrimit.
Presidenti i KE-së Charles Michel është shprehur ditën e sotme në Tiranë se do të mbështesë Shqipërinë në vendimin e saj në ndarjen nga Maqedonia e Veriut, nëse në qershor nuk hapen negociatat sërish për anëtarësimin në BE si shkak i vetos Bullgare.
Pas dy vjetësh ndërprerje për shkak të pandemisë,në Ostren të Madh të Bashkisë Bulqizë është rikthyer sërish kampionati i mundjes.
Dy ditë më parë në adresën elektronike të rektoratit të Universitetit të Prishtinës erdhi një e-mail që lajmëronte për një bombë. Një ditë pas, i njëjti skenar u përsërit edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Ndërsa vlerësoi punën e SPAK, ish-ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj, ngriti edhe një sërë problematikash për të cilat kërkoi një përgjigje nga drejtuesi i këtij institucioni Arben Kraja.
Çdo ditë policia e Elbasanit referon mesatarisht dy raste dhune në familje. Shifrat po rriten në mënyrë të frikshme, por dhuna tashmë përveç rasteve midis bashkëshortëve, po prek edhe prindërit.
Presidenti i Këshillit europian Charles Michel ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme pas takimit me kryeministrin Rama, ku ka folur për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Brenda 6 ditëve, dy efektive të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, janë sulmuar duke i djegur automjetet dhe pronat e tyre. Pas ngjarjes se ditës së shtunë, ku policit të zones në Theth, Sokol Kroni i dogjën automjetin në lagjen “3 Heronjte”, këtë herë radha ishte e policit të patrullës në qytet, Ndrek Rrasa.
Xhafaj: Të jem i sinqertë, diskutimi sot është jo i lehtë sepse është një vijë ndarëse midis pushteteve, rolit përgjegjësisë situatës dhe këtu bie dakord me kolegët. Gjithsesi mendoj se ky është një ushtrim i domosdoshëm edhe sepse na i mundëson kushetuta, se është në të mirë të pushteteve respektive, është i domososhëm se është […]
Kreu i SPAK. Arben Kraja është shprehur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë e për të devijuar vendimmarrjen e veprave penale në SPAK.
Katër persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, mes tyre tre prokurorë, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Jurgen Klopp dhe Liverpool janë shumë pranë një rekordi në këtë sezon.
Një ngjarje e shëmtuar është kapur nga kamerat pasi Everton siguroi mbijetesën në Premier League në fitoren me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace mbrëmjen e së enjtes, pas së cilës tifozët u dyndën në fushën e lojës.
Çështja e 21 janarit ishte pjesë e pyetjeve që iu drejtuan ditën e sotme kreut të SPAK, në komisionin e ligjeve.
Të paktën katër persona janë therur me thikë në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë, tha policia lokale.
Mungesa e prokurorëve është shkak i ngarkesës së lartë dhe rezultateve më të ulëta në punën e SPAK. Kështu u shpreh në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme kreu i SPAK Arben Kraja.
Kreu i SPAK Arben Kraja i është përgjigjur pyetjeve të deputetë në Komisionin e Ligjeve, pas raportimit të punës për vitin 2021 të prokurorisë së Posacme.
I ftuar ditën e sotme në komisionin e Ligjeve është kreu i SPAK Arben Kraja, i cili ka bërë një përmbledhje vjetore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021.
Pavarësisht ndryshimeve premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithshme që dominon rajonin në përgjithësi.
Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar).
Robotët e gjallë Robotët e vegjël hibridë, të prodhuar nëpërmjet përdorimit të qelizave burimore nga embrionet e bretkosave, mund të përdoren një ditë për të “lundruar” brenda trupave tanë drejt zonave specifike që kërkojnë ilaçe, apo edhe për të mbledhur mikroplastikët në oqeane. “Këto janë makineri të reja të gjalla. Nuk janë robotë tradicionalë, dhe as një specie e njohur kafshësh. Është një klasë e re artefaktesh, një organizëm i gjallë dhe i programueshëm”– thotë Xhoshua Bongard, shkencëtar i kompjuterave dhe ekspert i robotikës në Universitetin […]
Brukseli po e shton presionin mbi Serbinë për një pozicionim më të qartë lidhur me agresionin rus në Ukrainë. Kjo luftë ka tronditur mbarë kontinentin europian, i ka dhënë fund paqes në Europë dhe po ndodh në një kohë kur të gjithë duhet të punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Beograd.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Një shtetas shqiptarë me emrin Aleksander Kelmendi është arrestuar ditën e sotme në Prishtinë pasi pas një kontrolli në banesën e tij iu gjetën 17 kilogramë kanabis.
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbuluar vendimet e marra për javën që lamë pas në kampionatet shqiptare.
E-maile anonimë me kërcënime kanë ngjallur frikë dhe tmerr tek qytetaret e qytetarët në Beograd. Të prekura janë shkollat dhe të tjera institucione. A ka të bëjë kjo me kontekstin e luftës në Ukrainë?
Dy automjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar një 60-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në këmbë.
Një bashkëpunim mes IQOS dheEXIT Festival, një prej festivaleve më në zë të muzikës elektronike në Ballkan, i shtoi ritmin dhe ngjyrat fundjavës së kaluar në Tiranë.
Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
13 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Luhansk si pasojë e sulmeve ruse.
Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.
Top Channel ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë biznesit të policit Ndrek Rrasa në Shkodër, të cilit iu vu tritol orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin e tij.
Shkencëtarët kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga sipërfaqja e Hënës. Kjo është një shenjë që tregon se njerëzit mund të jetojnë një ditë në Hënë, mund ta sigurojnë atje ushqimin dhe të prodhojnë ujin.
2 organizatorët e një vjedhjeje në dhjetor të 2021 Sarandë janë vënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të organizuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Shkodrës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin ukrainas të Donbasit, teksa Moska ka intensifikuar ofensivën në lindje.
Një tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një lokali në pronësi të 46-vjeçarit Ndrek Rrasa, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Shqipëria mbete në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Ndezja e një zjarri për djegien e mbeturinave ka rrezikuar banorët e fshatit Zhupan këtë mbrëmje në Fier.
Një aksident që shkaktoi tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në aksin Fier-Levan.
Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.
Hamburgu pranë kthimit në elitën e futbollin gjerman pas katër sezonesh në Bundesligën dy. Gjashtë herë fituesit e Bundesligës mposhtën 0-1 Herthan e Berlinit në sfidën e parë play out të zhvilluar në “Olympiastadion të Berlinit, ku vendosi goli i Reis në minutën e 57-të.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është shprehur se Partia Socialiste është në kërkim të një presidenti normal, proces të cilin tha se do e zhvillojnë me përgjegjësi.
Mandati i parë i Ilir Metës si President është dhe i fundit, ashtu sikurse ka ndodhur dhe me Presidentët e tjerë që janë qenë në krye të shtetit gjatë këtyre 30 viteve.
Anëtarë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë kanë identifikuar disa shtete prej të cilave kanë ardhur mesazhet kërcënuese dhe raportimet e rreme për bomba në javët e fundit, që kanë pasur për cak ndërtesat publike në Serbi, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese gati 40 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën të enjten duke dërguar projektligjin në Shtëpinë e Bardhë që presidenti Joe Biden ta nënshkruajë.
Janë në ngjyrë të bardhë në të artë me nuancë të lehtë të kuqe dhe me një shije të ëmbël që të pushton shqisat.
Deputeti Agron Gjekmarkaj, e quan aspak serioze ofertën e kryeministrit Rama që opozita të dalë me propozime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Opozita e konsideron një farsë ftesën që i bëri mazhoranca për të propozuar emra për Presidentin e ri në raundin e dytë dhe të tretë të procesit.
Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian e bëri të qartë se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD nëse i kthehet të djeshmes, duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.
“Nuk kishte nevojë të hapej hetim i Policisë Ushtarake në këtë fazë”, thuhet në një deklaratë të ushtarisë izraelite, cituar nga e përditshmja hebreje Jerusalem Post
Presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti të enjten idenë e tij për një “bashkësi politike evropiane” të kombeve që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke thënë se ideja e tij nuk kishte për qëllim të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit në bllok. Macron i sqaroi këto deklarata të tij gjatë një konference me presidenten Moldave , Maia Sandu.
Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar si jo serioze disa prej emrave që opozita propozoi sot për kreun e ri të shtetit.
Sozia më i famshëm i Elon Musk, Yilong Ma është pezulluar në mënyrë sensacionale nga rrjetet sociale kineze.
Rob Greenfield është një qytetar i thjeshtë amerikan , i cili është krenar që ka veshur mbeturina në vend të rrobave të zakonshme dhe e gjitha është pjesë e një plani për të treguar se sa plehra hedhim pa menduar çdo muaj.
Një vit nga shpallja person “non grata” e Sali Berishës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është turp që në 2022 ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tre grupe negociatorësh janë ulur në një tryezë me mazhorancën për të propozuar emra dhe për të caktuar Presidentin e ri të Republikës.
Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga starti i një prej turneve më prestigjiozë të tenisit, Roland Garros, një prej lojtarëve që ka shkruar histori në tokën franceze, Rafael Nadal nuk është në maksimumin e formës si pasojë e një dëmtimi që e përndjek prej kohësh. Tenisti nga Mallorca megjithatë do të provojë të fitojë Roland Garros për herë të 14-të, ndërsa kundërshtari i tij më i madh do të jetë Novak Djokovic.
Avokati Spartak Ngjela tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se lista e nxjerrë ditën e sotme nga grupi i Enkelejd Alibeajt është gabim.
Juventusi ka hequr dorë nga opsioni i blerjes së Alvaro Moratas. E shkruan gazeta spanjolle “Marca”, duke nënvizuar se si klubi i Juventusit ia ka komunikuar tashmë lojtarit këtë vendim.
Tashme Rihanna dhe partner i saj ASAP Rocky janë bërë zyrtarisht prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa deri më tani nuk ka detaje për emrin që ata kanë zgjedhur.
Intervistë ekskluzive e DW me deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian
Një automjet ka dalë nga rruga këtë pasdite duke u përmbysur, në afërsi te fshatit Mifol, aksi i vjetër rrugor Vlorë- Fier.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së parave false në Shqipëri, ku grupet kriminale përdorin rrjete sociale për reklamim.
Presidenti Joe Biden u nis për në Korenë e Jugut dhe Japoni në një udhëtim gjashtë-ditor që synon ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta me udhëheqësit e vendeve aziatike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë së cilës deri tani ka zhvilluar takime me biznese amerikane kryesisht të fushës së teknologjisë informatike në Silicon Valley pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe që prej dy ditësh ndodhet në Uashington, ku është takuar me ligjvënës të ndryshëm nga të dy partitë si dhe me këshilltarin e presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jack Sulivan.
Billa sjell ofertën më të mirë për vitin 2022, me rastin e hapjes të 3 show room-eve të reja.
Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega tha sot se nuk është i interesuar të marrë pjesë në takimin diplomatik Samiti i Amerikave, që mbahet në qershor në Los Angeles.
Ciro Immobile dhe bashkëshortja e tij Jessica janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Ka qenë vetë sulmuesi i Lazios që ka bërë njoftimin në rrjetet sociale, në prani të fëmijëve të tjerë, përmes një video në profilin e bashkëshortes në Instagram.
Ka shumë kuriozitet për Shqipërinë në prag të kësaj finaleje të madhe të Conference League, sidomos nga holandezët të cilët e njohin shumë më pak se italianët.
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Shëngjin.
Ritvana është ish-konkurrentja e Për’puthen, ndërsa sot është rikthyer me shumë gjëra të pathëna në program. Ajo ka pasur shumë debate në studio të cilat kanë ndikuar edhe në vendimin e saj për tu larguar e vetme nga programi.
Ajo që flitej prej kohësh në qarqet politike të Tiranës ndodhi pasditen e 19 majit 2021. Një datë e cila për Sali Berishën është shënuar si më e errëta në të gjithë karrierën e tij politike mbi 30-vjeçare.
Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt kanë propozuar 8 kandidatë për president, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu.
Mikela dhe Ritvana dikur ishin shoqe shumë të mira, por sot gjithçka ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre. Gjithçka ka nisur me pëlqimin që të vajzat kishin për Erionin, ndërsa sot të dyja ish-konkurrentet u rikthyen për të sqaruar gjithçka.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 920 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll, Tepelenë,
Abissnet Superiore është në sprintin final, pasi kanë mbetur vetëm dy javë për të ulur siparin e një sezoni që ka dhënë thuajse të gjithë verdiktet, me Tiranën që është shpallur kampione, Laçin që ka siguruar vendin e dytë, Egnatian në zonën Play Out dhe Dinamon e Skënderbeun në Kategorinë e Parë.
18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme.
Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Lufta në Ukrainë po thellon krizën ushqimore, por ne nuk duhet të lejojmë të shohim njerëz, që vdesin nga uria në shekullin e 21-të, u shpreh ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Ekspertët paralajmërojnë se një drogë “fatale” është duke u shitur nga më shumë se 60 shpërndarës në “rrjetin e errët” të internetit.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Të gjithë e njohin si Irisi i Ilirisë ose Iris Illyrica, një lule e familjes botanike Iridaceae me vendlindje në tokat historike të Ilirisë së lashtë.
Një për të gjithë dhe të gjithë për një, tha presidenti amerikan Joe Biden duke pasur në krah presidentin e Finlandës dhe kryeministren e Suedisë, vendet e të cilëve një ditë më parë dorëzuan zyrtarisht aplikimet e tyre në NATO.
Jemi mësuar ta shohim Kim Kardashian gjithmonë të kuruar deri në detaje, por në daljen e saj të fundit ajo dukej më e thjeshtë se kurrë.
Presidenti finlandez Sauli Niinistö thotë se vendi i tij është i gatshëm të bisedojë me Turqinë për shqetësimet e saj lidhur me anëtarësimin në NATO.
Një anije në Detin e Kuq është sulmuar sot në afërsi të brigjeve të Jemenit, njoftoi një grup monitorimi i komandës detare britanike.
Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.
Mund të vazhdonte pa frikë të mbetej aktiv në botën e futbollit edhe për tre apo katër sezonet e ardhshme, mirëpo Mario Fernandez ka zgjedhur t’i japë fund karrierës në moshën 31-vjeçare. Fernandes prej 10 viteve ishte pjesë e CSKA Moscow ndërsa vendosi të tërhiqet përfundimisht nga bota e futbollit me arsyen për t’i dedikuar më shumë kohë familjes.
Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale, thuhet në raportin e FMN-së, pas përmbylljes së vizitës së ekipit të dërguar në Tiranë.
“Në rast se neve do të mbetemi peng i një situate që s’ka lidhje fare me ne, me punën tonë, me asgjë që ka të bëj më Shqipërinë atëherë ne do të ndryshojmë kurs dhe do të kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.”- kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama, në një prononcim për mediat, ndërsa ndodhet për vizitë pune në Gjermani.