Kostoja për një kamion i cili kalon në skaner është 22 euro.

Kompanitë kosovare që kanë eksportuar edhe në vende të Bashkimit Evropian janë shprehur se nuk kalojnë në procedurat kontrollesh për secilën dërgesë por vetëm 3-5% të sasisë.

Kosto e skanerit duhet të paguhet madje edhe për mallrat të cilat kalojnë tranzit në Shqipëri, qoftë për eksport apo import.

“Kemi shumë vështirësi, por pengesa më e madhe është ajo e skanerit. Ne e paguajmë sa herë kalojmë një kosto ekstra që na penalizon”,  shprehet qytetari.

Rreth 2 milionë euro në vit paguajnë bizneset kosovare për skanimin e mallit në kufij. Kjo e dhënë është nxjerrë nga një studim i Institutit të

Hulumtimeve, GAP, në Kosovë. Një shifër e lartë kjo që penalizon ndjeshëm biznesin.

Top Channel