Trump e propozoi, Senati Amerikan dyshon: Vëmë në pikëpyetje kandidaturën e Kevin Warsh për drejtimin e Rezervës Federale
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një depo fishekzjarrësh në Indin.
Sipas autoritetit numri i viktimave mund të rritet, pasi disa të plagosur ndodhen në gjendje kritike në spital.
Aksidenti ndodhi në distriktin Thrissur të shtetit Kerala, gjatë përgatitjeve për një festival hindu.
Kryeministri Narendra Modi shprehu “pikëllimin” e tij për humbjen e jetëve, si dhe “ngushëllimet e sinqerta” për familjet e viktimave.
Ndërkohë, të dielën një tjetër zjarr në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin fqinj Tamil Nadu la të vdekur 20 persona.
Fishekzjarrët janë shumë të përdorur në Indi gjatë festivaleve dhe eventeve të ndryshme. Megjithatë, shumë fabrika funksionojnë ilegalisht dhe shpesh nuk respektojnë rregullat bazë të sigurisë, duke çuar në shpërthime të përsëritura dhe vdekjeprurëse.
🇮🇳 | Al menos 14 muertos tras una explosión masiva en una unidad de fabricación y almacenamiento de fuegos artificiales en Mundathikode, India. El incidente ocurrió durante los preparativos para el festival Thrissur Pooram. Hay decenas de heridos y los equipos de rescate… pic.twitter.com/BsAz8TE8is
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) April 21, 2026
Top Channel