E rëndë në Tepelenë, shpërthen një granatë, plagosen rëndë dy persona
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mori pjesë sot në një takim të përbashkët me operatorë të biznesit ushqimor.
Rama vuri theksin te siguria ushqimore, e cila sipas tij është prioritet kombëtar dhe përgjegjësi e përbashkët për integrimin në BE.
“Procesi i integrimit lidhet me një bagazh të pazëvendësueshëm dijeje që ne duhet ta importojmë nga BE në Shqipëri, për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve. Një bagazh dije që duhet ta importojmë në çdo aspekt.
Pa BE dhe këtë bagazh dijeje, përmes gjithë atyre masave që i sugjerohen Shqipërisë që t’i marrë përsipër, përmes reformave që i kërkohen, ne do ta kishim të pamundur të arrinim ato standarde sigurie, dhe garanci për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë.
Kur flasim për sigurinë ushqimore flasim për diçka që nuk kemi si ta negociojmë, dhe nuk kemi si ta realizojmë nëse nuk zotërojmë dijet për të ngritur të gjithë atë ngrehinë institucionale politikëbërje, zbatimit të politikave dhe inspektimi, që përndryshe në mungesë na krijon probleme të mëdha që reflektohen në fund fare te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve tanë.

Ndaj standardet europiane që janë sfidë për t’u fituar, që janë maja të vështira për t’u arritur, në fund të ditës nuk janë zinxhirë në fund të këmbëve por janë krahë që na lartësojnë ngjitjen më lart.
Kur flasim për ecje drejt Evropës flasim për Shqipërinë që bëhet Euro pe, jo për një udhëtim jashtë vendit por një ripërtëritje të vendit dhe për përmbushjen e një procesi shtetbërjeje mbi standardet evropiane.

Kemi detyrimin të harmonizojmë kuadrin ligjor të Shqipërisë në të gjitha drejtimet, por përtej harmonizimit të kuadrit ligjor na duhet modernizmi i sistemi veterinar, i rrjetit të laboratorëve të cilat as nuk mund të konsiderohen detyra, por zgjedhje të patjetërsueshme dhe të pashmangshme për të nesërmen tonë.
Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duhet të luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor, një problem që përballemi sot e gjithë ditën. Është pjesë e luftës për shtetin e së drejtës.

Ne i kemi kushtuar vëmendje procesit të jetësimit të ligjit të ri për inspektoratet, dhe dua ta përshëndes inspektorin e përgjithshëm për angazhimin e tij të posaçëm, dua të përshëndes edhe Blerina Gjylametin që i ka hyrë punës me themel për ta ngritur këtë proces”, tha Rama.
Top Channel