“Hall of Fame” i futbollit gjerman pasurohet me tre emra të mëdhenj

25/10/2022 13:11

Gjermania është me fat që ka pasur kaq shumë futbollistë të mëdhenj. Salla e Famës se Futbollit (Hall of Fame) është pasuruar me tre emra të rinj, të përzgjedhur nga një juri e përbërë nga 30 ekspertësh.

Ata janë Bernd Schuster (Augsburg, 1959), Karl Heinz-Rummenigge (Lippstadt, 1955) dhe Philipp Lahm (Munich, 1983). Tashmë shkon në 47 numri i ish-lojtarëve tashmë të përfshirë në muze (Beckenbauer, Matthaus, Breitner, Netzer, Maier, Völler, Klinsmann, Khan, Ballack, Vogts, Seeler, Brehme…)

“Të nominuarit kanë fituar vendin e tyre në “Hall of Fame” falë performancave të tyre të jashtëzakonshme për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, përzgjedhja ishte e vështirë, si gjithmonë,” tha drejtori i muzeut dhe presidenti i jurisë, Manuel Neukirchner.

Në rastin e Schusteit dhe Rummenigges, ka një element që i bashkon: të dy janë pjesëtarë të skuadrës kampione të Europës në vitin 1980.

“Nëse jeton 30 vjet jashtë vendit si unë, rrezikon të harrohesh, por në gjithë këto vite në Spanjë nuk e kam humbur kurrë nga sytë vendlindjen time, përkundrazi, gjithmonë e kam konsideruar veten si ambasador të Gjermanisë në Spanjë, prandaj jam shumë krenar për këtë çmim”, – tha Schuster.

Philipp Lahm, nga ana e tij, bëhet pjesëtari i dytë i Gjermani kampione bote në vitin 2014, pas Miroslav Kloses. Duhet kujtuar çdo lojtar duhet të ketë të paktën pesë vjet në pension për të hyrë në “Hall of Fame”.

“Nuk e dija se isha gati të shkoja në një muze, por jam veçanërisht i lumtur për këtë çmim të jashtëzakonshëm”, – tha Lahm me shaka.

Top Channel