FIFA i dërgon UEFA dokumentat e rezervuara për projektin e Infantinos, por dyshimet mbeten
Futbolli spanjoll u trondit mëngjesin e kësaj të martë nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel pas një përplasjeje shumë të fortë gjatë lojës me portierin e Andorra FC, Jesus Owono.
Në vendin iberik klubet dhe futbollistë të ndryshëm shprehën dhimbje për këtë humbje duke dhënë edhe mesazhet e ngushëllimit.
Në Valdebebas, futbollistët dhe stafi teknik i Realit të Madridit përpara fillimit të stërvitjes formuan një rreth të madh dhe mbajtën 1 minutë heshtje për të nderuar kujtimin e Jesus de Miguel, një veprim që e ndërmori edhe skuadra e Sevillas
Klubi i Barcelonës ashtu edhe si një sërë klubesh të tjerë si Atletico Madrid apo Espanyol, përmes rrjeteve sociale dhanë mesazhet e tyre të ngushëllimit dhe shprehën mbështetjen ndaj familjes dhe miqve të futbollistit në këtë moment të vështirë.

Ndërsa Federata Spanjolle e Futbollit(RFEF) në shenjë respekti dhe solidariteti vendosi të anulojë ndeshjet e programuara për t’u zhvilluara këtë të martë.
Top Channel