Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Berat Lus dhe Enis Rexhepi, kanë lënë gjurmë në përballjen mes ekipeve U19 të Galatasaray dhe VfB Stuttgart.

Berat Lus ishte ai që zhbllokoi rezultatin me një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke treguar aftësitë e tij në ekzekutimin e goditjeve standarde.

Përgjigjja e Stuttgartit erdhi nga Enis Rexhepi, i cili përfitoi nga një top i kthyer pas një goditjeje të lirë dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.

Lus është angazhuar me moshat e Turqisë në vitet e fundit, ndërsa Rexhepi nga ana tjetër është grumbulluar me ekipet U17 dhe U19 të Shqipërisë.

Top Channel