Interi harron disfatën në derbi, zikaltrit shënojnë tre gola për tre pikë në Holandë
Barcelona e harron humbjen ndaj PSG dhe rikthehet te fitorja në Ligën e Kampioneve. Në Camp Nou, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick iu imponua Aston Villës duke e mundur 3-0 duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës angleze
Në pjesën e parë skuadrat zhvilluan një lojë të hapur. Barcelona mori avantazhin që në minutën e 7 me golin e Lamine Yamal. Aston Villa reagoi dhe krijoi mundësitë e saj për të shënuar dhe në ndonjë moment ishte Joan Garcia që shpëtoi portën e katalanasve. Në krahun tjetër, skuadra e Hansi Flick pati mundësitë për të shënuar një gol tjetër, por në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshje me rezultatin 1-0 në favor të Barcelonës.
Pjesa e dytë nisi me një shans të mirë të Barcelonës për të shënuar golin e dytë me Lamine Yamal, por portieri Suzuki e ndali gjuajtjen e 19 vjeçarit. Nuk vonoi shumë dhe katalanasit shënuan edhe fgolin e dytë, tani me Raphinhan për të çuar rezultatin në 2-0 me brazilianin që u shërbye mjaft mirë nga Fermin Lopez.
Kaluan vetëm 8 minuta dhe Raphinha ndëshkoi sërish skuadrën e Unai Emery duke shënuar golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal për të fiksuar fitoren 3-0 të blaugranave që tani e shohin veten në vendin e dytë të renditjes me 9 pikë.
PSG nuk pati mëshirë për Villarrealin në Ceramica teksa e mundi me rezultatin e thellë 6-0. Kampionët e Evropës e zgjidhën këtë ndeshje praktikisht që në 17 minutat e para të ndeshjes teksa shënuan plot 4 herë ku për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique shënuan Joao Neves në minutën e 9, Desire Doue në të 12, Mayulu në të 13 dhe Fabian Ruiz në të 17. Në fillimin e pjesës së dytë, parizienët shënuan edhe golin e pestë, sërish me Fabian Ruiz që plotësoi dygolëshin e tij personal. Në minutën e 78 shënoi edhe Boly për të fiksuar fitoren tenistike 6-0 të parizienëve që kryesojnë me 12 pikë të plota.
Top Channel