‘Nuk donte t’i bënte keq’/ Portieri i Andorra FC i tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerifes, por stadiumi e thirri ‘vrasës’

03/11/2026 12:09

Futbolli spanjoll e nisi ditën me një lajm shumë të hidhur, ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel që pësoi një atak kardiak pas një përplasje të fortë me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

Ky i fundit është shfaqur shumë i tronditur për atë çfarë ndodhi dhe deshi t’i kërkojë ndjesë familjes së de Miguel përpara se të mësonte lajmin e ndarjes së tij nga jeta. Kjo është ajo që bën të ditur, rrjeti radiofonit Radio Cope që foli për një shqetësim të madh te skuadra e Andorra FC.

‘Ka një shqetësim të madh të Andorra. Dëgjova se disa futbollistë që thanë se ishte gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në fushën e lojës. Mund të imagjinoni Jesus Owono…Andorra këmbëngul në faktin se nuk ekzistonte dëshira për të lënduar në atë ndërhyrje. Nuk ishte e këndshme për të  që të dëgjonte të gjithë stadiumin Heliodoro që të thërriste ‘vrasës, vrasës’-është informacioni i dhënë nga Radio Cope sipas së cilës, përpara se  të bëhej i ditur , portieri ishte tejmase i tronditur nga situata

Top Channel