Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Champions League, duke marrë një sukses të rëndësishëm në transfertë ndaj Atletico Madridit.

Gjermanët triumfuan 2-0 në kryeqytetin spanjoll, në përballjen e vlefshme për fazën e ligës së kompeticionit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të zhbllokonin rezultatin. Megjithatë, në fraksionin e dytë bavarezët gjetën rrugën e rrjetës dhe morën kontrollin e ndeshjes.

Ishte talenti Lennart Karl ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, duke kaluar Bayern-in në avantazh. Ndërsa në minutën e 74-t, Konrad Laimer shënoi golin e dytë, pas asistit të Harry Kane, duke vulosur fitoren e skuadrës gjermane.

Kështu, Bayern merr tri pikë në një transfertë të vështirë ndaj Atletico Madridit dhe rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League, pas dy barazimeve të regjistruara në ndeshjet e mëparshme ndaj Viking dhe Arsenal.

REZULTATI:

Atletico Madrid 0-2 Bayern Munich

Karl 54’, Laimer 74’

Goli i Karl (Video)

Goli i Laimer (Video)

Top Channel