Pas Messit realizon edhe Mbappe, Benfica i shënon të tretin Juventusit

25/10/2022 21:59

Real Madrid e nis në malore sfidën në Gjermani përballë Leipzig.

Të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti u ndëshkuan nga një gol i mbrojtësit Gvardiol në minutën e 13-të, i cili devijoi saktë me kokë dhe mposhti gardianin Courtois. Por, madrilenët nuk reaguan dhe pësojnë edhe golin e dytë nga Nkunku. Real shkurton diferencat me Vini Jr.

Leipzig-Real Madrid 2-1

Antonio Silva kaloi vendasit në avantazh, por Juventus përgjigjet me Vlahovic që rikthen shpejt ekuilibrat. Benfica reagon shpejt dhe gjen sërish golin pasi Joao Mario shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga Cuadrado. Bardhezinjtë ndëshkohen sërish, Silva shënon një gol spektakolar.

PSG-Maccabi Haifa 4-1

Lionel Messi kalon në avantazh parizienët. Dyfishon PSG, këtë herë me Mbappe. Nuk mund të mungonte edhe goli i Neymar. Maccabi shkurton diferencat. Edhe njëherë Messi.

Dinamo Zagreb-Milan 0-1

Kuqezinjtë në avantazh, shënon Gabbia./ Super Sport

Top Channel