Wanda Nara i “vrau egon” Icardit duke u puthur me dikë tjetër, futbollisti e shkarkon nga pozicioni i agjentes së tij

25/10/2022 13:47

Duket sikur udhëtimi i Mauro Icardit në Argjentinë disa ditë më parë për të biseduar me Wanda Nara-n nuk dha rezultat, pasi raportet sugjerojnë se dokumentet e tyre të divorcit janë nënshkruar.  

Shumë tension, debate, konflikte ka pasur mes dyshes së njohur dhe së fundmi thuhet se futbollisti Icardi nuk ka duruar dot më dhe ka vendosur që të shkarkojë Wanda-n, nënën e fëmijëve të tij nga detyra e agjentes së tij personale.

Këtë lajm e kanë bërë publike mediat turke, të cilat bëjnë me dije se sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda Nara-n. Para pak ditësh Mauro vendosi të flasë më në fund për ndarjen nga Wanda Nara, duke i nxjerrë gjërat në ‘dritën e diellit’. Futbollisti ka shprehur:

E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike.

Top Channel