Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle pasi u largua nga detyrat e saj mbretërore dhe u kthye në SHBA, i është rikthyer një zakoni të preferuar që e kishte lënë gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur në podcastin më të fundit të Archetypes me Issa Rae dhe Ziwe, ajo zbuloi se ka filluar të pijë sërish kafe.

”Çfarë pije çaj” , e pyeti Issa.

“Jo, as që e kam menduar. Kur isha kthyer në xhirime pija çdo ditë. Më pas nuk mendoja fare për kafen kur isha në Britaninë e Madhe” , tha ajo.

“Mendoj se m’u rikthye  jeta e vjetër. Edhe kur të ftuarit vijnë në shtëpi ose kemi takime, është pjesë e një rituali”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel