Një vit plot me surpriza/ Einxhel dhe Dagz festojnë përvjetorin e parë të nisjes së dashurisë së tyre

25/10/2022 22:12

Ka kaluar 1 vit tashmë që prej hyrjes së Einxhel në ‘Big Brother Vip’ e gjithashtu fillimit të historisë së saj të dashurisë me Dagzin e tashmë ka kaluar pak kohë por shumë gjëra të bukura kanë ndodhur.

E për këtë Einxhel ka dashur ta kujtoj këtë ditë me mënyrën më të bukur, duke postuar disa foto me Dagzin të përqafuar para pasqyrës, ku dhe ka shkruar:

“Dita kur ne bëmë luftën tonë të parë  *rrëshqitni për momentin e paqes”.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit.

Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Çifti tashmë janë bashkë prej një viti dhe duket shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel