Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Skrapar, ku është përplasur një i mitur 8-vjeçar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Estref Caka”, ku drejtuesi A. B., 44 vjeç, ka aksidentuar me mjetin e tij  një të mitur 8 vjeç.

Djali është është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel