Ishte radha e qiellit sot për të na dhuruar një spektakël astronomik. Nga ora 11.30 deri në 13.39 minuta, pra për mbi 2 orë shqiptarët dhe jo vetëm, patën mundësinë të shikonin Eklipsin e Diellit, një fenomen që ndodh kur Hëna vendoset mes Diellit dhe Tokës.

Hëna mbuloi rreth 29% të sipërfaqes së Diellit.

Zotëria që ka këtë teleskop, na njoftoi ditë më parë dhe unë erdha bashkë me vajzën fiks në orën 12 në shesh, për të parë këtë mrekulli. Të lë pa fjalë”, tha një qytetare.

“Kur shikon këto fenomene, mendon sesa e bukur është jeta jonë në Tokë. Çfarë spektaklesh na dhuron astronomia. Kam parë edhe Saturnin me teleskop dhe ishte magji“, u shpreh një tjetër.

Megjithëse kam kohë që e zotëroj teleskopin, për mua është hera e parë që shikoj eklipsin e Diellit.

“Kjo është java më e mirë e këtyre viteve, pasi ndodh një herë në 27 vjet kjo gjë dhe ky ndikim që do të shohim tani, pasi njerëzit janë zgjuar dhe nuk flenë më gjumë. Disa persona që janë në rangje të larta nuk do ta bëjnë më rehat gjumin. Ne do ta shohim nga fundi I këtij viti, që në rang botëror do të shpëtojë më në fund planeti ynë. Edhe pse do të kemi shumë shtrëngime, gjëra të mëdha po përgatiten deri në fund të prillit 2023, pastaj 2024, 2025 dhe 2026, specifikisht këtë vit Shqipëria, nuk do të mbytet, megjithëse ka kaluar shumë dallgë, dhe mundësitë për ne këtu në Shqipëri do të jenë shumë të mëdha. Në lidhje me çmimet duhet të jemi të kujdesshëm, pasi do të dëgjojmë një skandal shumë të madh që mund të ndodhë brenda kësaj periudhe, deri më 15 Nëntor“, u shpreh astrologu Jorgo Pulla.

Top Channel