Rama-Von der Leyen konferencë pas takimit, presidentja e KE: Shqipëria duhet të vijojë reformat, mbi 80% e hapave të Planit të Rritjes janë përmbushur
30/09 22:06
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, mori pjesë në një mbrëmje gala, në Natën e Nderit, në emër të shqiptarëve.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi miqësinë e pandërprerë mes dy vendeve, teksa Shqipëria strehoi shtetasit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Është fakt që Shqipëria është mike e komunitetit hebraik në kohën e tyre më të errët. Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”.
Kryeministri shqiptar foli për muzeun hebraik që thotë se do të ndërtohet në vendin tonë dhe do të shërbejë si qendër bashkëkohore hebraike.
Top Channel