Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Reformën Territoriale Oerd Bylykbashi, ka dorëzuar në Kuvend projekt-ligjin e propozuar me 97 bashki. 

Sa i përket propozimit nga grupimi i Alibeajt me ndarjen territoriale me 94 bashki, Bylykbashi tha se egziston mundësia për të gjetur gjuhën e përbashkët. Për propozimin me 97 bashki Bylykbashi tha se duhet edhe pëlqimi i palëve të tjera, pasi për ta votuar në Kuvend duhen 85 vota.

Për ligjin e dosjeve të ish-Sigurimit, Bylykbashi tha se PD kërkon jo vetëm hapje dosjesh dhe kërkesat i ka pasqyruar në projekt-ligjin për lustracionin.

Ky numër bashkish, 97 i jep hapësirën dhe komuniteteve lokale. Rëndësi ka çfarë duan njerëzit, jo kryeministri. Reforma e vitit 2014 ka provuar në të gjitha aspektet e saj që është dështim lapidar jo vetëm për zhvillim e bashkive. Është një faktor që ka ndikuar në shpopullimin e Shqipërisë.

Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon 84 vota. Gjykoj që kushdo që nuk e mbështet këtë ndarje, do të thotë që nuk ka interesa për qytetarët. Ky është propozimi që vjen nga PD. Të gjitha konsultat çuan te ky propozim. Është dhe një draft tjetër me 94, mundësia për të gjetur gjuhen e përbashkët është aty. Parimet dhe kriteret që kemi përdorur në aspektin e konsultës, kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Unë besoj se në procesin legjislativ të gjejmë një version të përbashkët që pak a shumë të jetë në të njëjtat numra.

Edhe për ligjin e lustracionin, ne kërkojmë jo vetëm hapje dosjesh. Në procesin parlamentar mund të gjendet gjuha sërish. Në të dyja rastet PD kërkon lustracion dhe në rastin konkret kërkon 94 ose 97 bashki“- tha Oerd Bylykbashi para gazetarëve.

 

Top Channel