’Bombat e pista’, shqetësojnë Ukrainën/ SHBA do dërgojë sisteme të tjera mbrojtëse

25/10/2022 19:58

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimin në Ukrainë të sistemeve të mbrojtjes të tipit ‘Hawk’, për ta ndihmuar atë të mbrohet nga sulmet ajrore ruse me dron e raketa.

Raketat gjurmuese ‘Hawk’ kanë aftësi më të përparuara krahasuar me sistemin e raketave ‘Stinger’, një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi, që Shtetet e Bashkuara e kanë dërguar tashmë në Ukrainë, sipas Reuters.

Ndërkohë në Ukrainë aktualisht ekziston frika se Rusia po planifikon një sulm mes pretendimeve të Kremlinit për ato që njihen si ‘bombë të pista’, që kanë si qëllim të mbjellin panik, konfuzion dhe ankth duke hedhur pluhur radioaktiv dhe tym në atmosferë.

Ukraina ka thënë se pretendimet e vazhdueshme ruse se Kievi planifikon të shpërthejë një bombë të tillë, po përkeqësojnë situatën.

Edhe vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë pretendim si “të rremë”.

Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore po përgatitet të dërgojë inspektorë në dy ndërtesa bërthamore ukrainase me kërkesë të Ukrainës, pas pretendimeve ruse.

Top Channel